Këshilla/Blog

18.05.2016

Pershendetje. Une doja tju pergezoja per hapjen e ketij web-i sepse mendoj qe mund te jete ndihme per shume njerez. Do te ishte shume mire nese reklamohet pak me teper , dmth te behet e njohur per te rinjte… dhe se dyti, dhenia e eprgjigjeve te jete me e shpejte. une psh kam derguar nje pyetje dhe nuk kam marre pergjigje akoma, sigurisht une po pres, eshte e thene tek rregullat qe pergjigjja mund te vonohet, por po mendoja se ndoshta shume njerez ashtu si dhe une mund te ndihen keq kur pyetja e tyre nuk mer pergjigje per disa dite, mund te jene duke perjetuar ankth, stres, depresion etj, dhe edhe pse nuk eshte ne shkalle alarmante kane nevoje per dike dhe gjate diteve te pritjes mund te ndihen te braktisur edhe nga ata qe mendonin se do gjenin ndihme e mbeshtetje. Perderisa e keni nisur kete pune te mire, fokusohuni pak me shume ne te…Megjithate edhe per kaq sa beni une ju pergezoj pa mase! Pershendetje te perzemerta shkojne per Prof Adem Tamon se sot e pashe ne nje video ne youtube qe eshte nje nga drejtuesit e ketij ‘fondacioni’ apo si mund ta quaj.

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje Era,

    Te falenderojme per sygjerimet, ato jane gjithmone te mirepritura.
    Cdo pyetje eshte shume e rendesishme per ne, dhe marrin maksimumin e seriozitetit ne kthimin e pergjigjeve nga ekspertet.

    Per sa i perket promovimit, ne do te kemi shume aktivitete ne te cilat do ju ftonim te beheshit pjese.

    Ju urojme gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je VEtem.

  2. Bora says:

    Pershendetje stafi Nuk Je Vetem. Po lexoja sugjerimin e vajzes si edhe pergjigjen tuaj. Jam dakort qe te kete me teper promovim, dhe do deshiroja edhe une te merja pjese ne aktivitete te tilla. Ju falenderoj per punen e mire qe po beni!

    1. Stafi Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje Bora,

      Faleminderit per interesimin.
      Ne lajmerojme per aktivitetet ne faqen tone ne facebook: Nuk Je Vetem (https://www.facebook.com/nukjevetem.al/?ref=aymt_homepage_panel)
      Ju ftojme te na ndiqni dhe atje.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.