11.07.2016
Prsh une jam nje djal 16 vjecar dhe kam problem ne shqiptimin e shkronjes R
Mund te me ndihmoni me kete problem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mund te filloni te ushtroheni duke perseritur sa me shume fjale qe kane shkronjen R, me ze te larte, sepse duke e degjuar veten ose duke e regjistruar zerin tuaj, keni mundesi ta ridegjoni dhe te permiresoni sa me shume shqiptimin e kesaj shkronje.
Nje logoped do t`ju ndihmonte shume ne kete aspekt.
Pershendetje i dashur,
te falenderoj qe i je drejtuar faqes sone.
Veshtiresite me shqiptimin e tingujve (shkronjave) jane te shpesha. Zakonisht keto veshtiresi shfaqen kur femija i vogel meson te flase me fjali te te perbera nga nje fjale (qe ka kuptimin e fjalise) ose dy-tre te tilla. Shpesh te rriturit argetohen nga situate te tilla, dhe nuk perpiqen te ndihmojne ne korrigjimin e ketyre veshtiresive vetem kur femija shkon ne shkolle. Per te korrigjuar disi kete veshtiresi tuajen, duhet fillimisht te identifikoni se kur kjo veshtiresi shfaqet (kur R gjendet ne fillim te fjale, ne mes apo ne fund te saj) me qellim rritjen e vetdijesimit.
Gjithashtu ju mund te beni ushtrime te thjeshta te gjuhes. Kur nje individ pa kete veshtiresi shqipton tingullin R, maja e gjuhes vendoset lart ne mes te qiellzes. Vini re deri ku mundeni ju dhe me nje luge, karamele me shkop, ose dick ate ngjashme perpiquni te ushtroheni. Nese ju e keni te veshtire, mund te drejtoheni ne nje specialist logoped (profesionist qe kryen terapi per te foluren).
Uroj te keni marre pergjigje, gjithesi ju ftoj te na shkruani serisht.
Gjithe te mirat.
Shum faleminderit per pergjigjen tuaj tani mund te shqiptoj shkronjen r
Por ndonjeher nga e folura e shpejt nuk e them
Munde ta ma mesoni pak si te mesoj se dhe un e kam kte problem nuk e them dot shronren r
Edhe un jam poashtu 16 vjeqar dhe e kam poashtu te njejtin problem ne shqiptim shkronjen r.si me shoket poashtu edhe ne shkolle jam me i mbyllur flas me pak,nuk lexoj kurr mesimet ne klase,nuk jam aktiv e gjitha per kete shkronje qe smund ta shqiptoj,me duket se do ta le shkollen per kete arsye . me heret kam mesuar kam kaluar me 5 por qe nga klasa e 9 nuk mundem te mesoj me.nuk po mund te kuptj si mund ta ushtroj per te permirsuar shqiptimin e ketij defekti?.
Pershendetje! Une kam problem me shkronjen Rr! Ju lutem me ndih
moni
Pershendetje ! Kam nje problem ne shqiptimin e shkronjes Rr ! Nese mund t’me ndihmoni
Pershendetje une kam problem me djalin tem 4 vjecar nuk mun ta shqipton shkronjen R ,Rr nese mundet tem sugjeroni si mun ta ndihmoj qe ta shqipton falemnderit.
Un jam nje vajze 15 vjeqare kam probleme me shkronjen k dhe g nganjehere e shqiptoj por nganjehere jo ju lutem me ndihmoni qe ta them
Jam nje vajz 17 vjeqe dhe smundem me shqiptu shkronjen Rr ju lutem me ndihemoni
Përshëndetje…Nuk e di se a do e shoh ndonjeher njetë najkush këtë mesazh,po un jam i njejti person që e kam shkru ket mesazh para 4 viteve, ( Edhe un jam poashtu 16 vjeqar dhe e kam poashtu te njejtin problem ne shqiptim shkronjen r.si me shoket poashtu…)
Me thanë t drejtën nuk jam mundu me përmirsu,po e di se qysh duhet me ushtru shkronjen r me theksu mirë…
Ka shum efekt,se veq 1 herë e provova edhe e pashë sa ma mirë pe shqiptoj(per 20 minuta ushtrim-lexim).
Thjesht mbushe 1 list nfletore me shkronjen r,edhe merre një zorrë apo diqka që mundesh me vendos afër gojës dhe veshit,që me ndëgju veten saktsisht 100% se qysh po tingëllon r-ja jote….Se pèrndryshe nuk mundesh me kuptu kurrë se qysh je tu e shqiptu,provoje.
Edhe ashtu menjiher mundesh me përmirsu shqiptimin,menniher si e dallon shqiptimin tand…
Paçi jetë sa ma t mirë,ju që e lexkni ket mesazh,keep doing the best,because you are the best…
Plz
Pershendetje dhe faliminderit qe na ke shkurar.
Se pari te sygjerojme te beshe nje kontrolle te mjeku familjar dhe te kerkosh te te drejtoj te Logopedi.
Zakonisht me ndihmen e logopedit dhe ushtrimeve te caktuara mund te shqiptosh shkronjen Rr.
Goth te mirat,
Stafi Nukjevetem