Këshilla/Blog

12.07.2016

Pershendetje,
Jam nje vajze 19 vjec dhe kam probleme me prinderit per sa i perket daljeve dhe angazhimet me shoqerine
Jane shum fanatik edhe per te pir nje kafe duhet te zihem me ta qe te dal
Po shmang dhe shoqet e shoket bej si e semure qe mos te dal dhe te parandaloj zenkat me prinderit.
Ju lutem me jepni keshille sepse nuk di ca te bej sdi me ke te flas
Jam perpjekur sa her ta sqaroj kete gje me prinderit por eshte e pamundur

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,

    Shumë faleminderit që na u drejtove lidhur me atë cfarë të shqetëon
    E kuptoj që situata të tilla të ngarkojnë, të frustrojnë, të nërvozojnë e duke qenë se komunikimi bëhet më i vështirë e sfidues, gjendet rruga më e lehtë, ajo e shmangies apo vendosjes së distancës në raportin me prindërit.
    Mendoj që përgjigja që ti po kërkon në fakt fshihet në pyetjen tënde dhe ka të bëj me përballjen me prindërit me një formë komunikimi me besim në vetvete por edhe duke mirëkuptuar prespektivën e tyre. Të dy palët keni nevojë të vendosni një raport besimi midis jush e kjo s’do të arrihet nëpërmjet shmangies apo zënkave.
    Shpesh marrëdhëniet me komplekse janë me personat më të afërt, prandaj përjetohen shumë ndjesi kur komunikojmë me ta.

    Të këshilloj që të shohësh mundësi komunikimi në atë që ti quan të pamundur. Mbase e pamundura për ta është emocionaliteti e frikërat e pasiguritë që kanë. Unë nuk mund të flas këtu për prespektivën e tyre pasi nuk është e qartë në letër përse ata janë fanatikë e nga cfarë kanë merak.
    Do të ftoja të mirëkuptoje ndjenjat e tyre dhe të përpiqesh të vendosësh një raport të qartë e pozitiv. Kërko të flasësh me ta në mënyrë të vazhdueshme e të shpeshtë.
    Ftoji të uleni e të flisni hapur per ndjenjat e ndjesitë që keni e përjetoni e cfarë duhet të bëni reciprokisht për të qenë të qetë e të lumtur të dyja palët.
    Kërkohet gjithashtu që të flisni qetë, duke u drejtuar me “Unë” e pa akuza të panevojshme, me ndjesi dhe dashuri.
    Mbi të gjitha do të ftoja që si fillim të kënaqesh edhe me ndryshime të vogla.

    Të uroj gjithë të mirat në përjekjet për të gjetur komunikimin pozitiv e optimal me prindërit.

    Na shkruaj sa herë të kesh nevojë,
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV