20.07.2016
Si mund ta gjej durimin me njerezit qe ne cdo moment bejne vetem zenka te shajne te ofendojne te thone fjalen e fundit derisa te te shikojne duke qare duke e urryer veten. Si tja bej? Si ta gjej durimin? Si ti shmangem zenkave?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Pertej situates dhe dites se veshtire qe mund te kalosh perpiqu te besh edhe aktivitete qe te sjellin qetesi dhe pozitivitet, te lexosh, te besh nje shetitje, te degjosh muzike etj.. Perpiu te shoqerohesh me njerez qe te sjellin humor pozitiv, te bejne te ndjehesh mire dhe e qete. Organizo diten dhe aktivitetet e tua ne menyre te tille se zenkat dhe grindjet me keta persona te mos nderhyjne duke i prishur ato. Keshtu ti do te ndjehesh me e permbushur dhe me vetbesim qe arrin gjerat qe ke ber te bere. Nga ana tjeter, doja te pyesja nese ke arritur te ballafoaqohesh dhe te diskutosh pa u grindur me keta persona. Ballafaqimi do te ishte nje menyre e mire qe do te ndihmonte ty ti shprehje ketyre personave se menyra si sillen ndaj teje te ben te ndjehesh keq. Perpiqu te diskutosh me keta persona me qetesi dhe me vetbesim.
Gjithe te mirat
Pershendetje,
Duhet te jete e veshtire te gjesh durim per te perballuar dhunen psikologjike. Nga ato qe ti thua duket qe situata eshte e vazhdueshme. Kerko ndihme dhe mos lejo qe te te ofendojne dhe te te lendojne. Largou nga marredhenie te tilla sepse asnje marredhenie nuk duhet te te lendoje dhe te te bej te urresh veten.
Ne ate qe ti shkruan nuk kam informacion nese personat qe u referohesh jane te aferm. Por e njejta gje vlen edhe per to, asnje nuk duhet te te fyej , ofendoje dhe lendoje. Ne keto raste te sugjeroj te gjesh nje menyre per t’u larguar nga keto marredhenie sesa te punosh me durimin per te qendrura.
Nese ke nevoje dhe do te diskutosh me gjate per ceshtjen ne fjale , drejtohu serish ne faqen tone. Une do te te pergjigjem .
Te uroj gjithe te mirat,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike