Këshilla/Blog

04.08.2016

Pershendetje, jam nje djal 21 vjec, kohet e fundit kam probleme me gjumin, kur shkoj per te fjetur me vine ndermend shume mendime psh sikur do smurem, sikur do me ndodhe dicka e keqe dhe me mbajet fryma. Kaloj shume kohe keshtu dhe nuk me ze gjumi, nuk di cfare te bej dua ta kaloj kohen duke u marr me telefonin ose duke menduar per gjera te bukura por keto mendime me vin prap.

  1. MSc. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje ,

    Pagjumësia ka shkaqe të ndryshme dhe ajo ndikon gjithë mirëqënien psikologjike dhe fizike kur zgjat për një kohë . Nga se përshkruan episodet, duken si atake paniku. Sic ti përshkruan eksperiencën tënde, ato janë një frikë e papritur nga vdekje apo nga mendimi se mund të cmëndesh , që shoqërohet edhe me reagim fiziologjik si rrahej të shpejta të zemrës, vështirësi në fryhmëmarrje, djerësitje dhe marrje mëndsh. Zakonisht arrinjë pikun në disa minuta pastaj intensiteti bie. Për të pasur më të qartë gjëndjen tënde, do të doja të dija sa kohë ka që të ka filluar kjo gjëndje? Kur ndodh më shpesh? Sa herë në javë të ndodh? Cfarë trëmbesh që mund të të ndodhë dhe sa mundësi reale ka që kjo sëmundje/ dicka e keqe mund të të ndodhë vërtetë. Në faqen tonë nukjevetem.al do të gjesh disa material që mund të të ndihmojnë të informohesh rreth atakut të panikut dhe ankthit. Është me e lehtë që të trajtohet gjëndja nëse sapo ka nisur, prandaj do të të sugjeroja të kërkojë ndihmë psikologjike. Tako një psikolog që të të ndihmojë të menaxhosh ataket e panikur dhe ankthin. Ndërkohë ndaj shqetësimet me persona të besuar, përfshihu në aktivitete sociale dhe aktivitete fizike në natyrë.
    Në vend që të përpiqesh të mendosh pozitivisht do të të sugjeroja që të përpiqesh të sfidosh mendimet që të vijnë në mëndje.
    Mendo për të gjitha herët që ti ke pasur mendime negative dhe frike se ndoshta dicka mund të ndodhë, dhe në fakt asgje e keqe nuk ka ndodhur pavarësisht këtyre.
    Do të të sugjeroja që të provoje dhe relaksimin sepse mund të të ndihmojë.

    Të përgëzoj që je drejtuar për ndihme tek ne dhe mos nguro ta bësh serish.
    Denisa Ndreka, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.