Këshilla/Blog

15.08.2016

Pershendetje .Doja tju pyesja nese perpiqesh te kuptosh cfare te tjeret mendojne dhe ndjejne a mund ta zhvillosh inteligjencen interpersonale?Dhe si mund te harrosh momentet e keqija qe dikush te ka shkaktuar pa te drejte dhe ti gezohesh shoqerise se mire?Une jam person optimist por nuk dua te prish lumturine time pasi per mua ai eshte botekuptimi i jetes.Pra si mund ti harroj brengat?

  1. Dr. Skerdi Zahaj says:

    Pershëndetje!
    Më vjen mirë që ke shkruajtur.
    Inteligjenca është një koncept shumë kompleks dhe për të ka përkufizime dhe teori të ndryshme.Një nga këto teori është edhe teoria e inteligjencave të shumëfishta ku përfshihet inteligjenca interpersonale. Individët të cilët e kanë të zhvilluar këtë inteligjencë mësojnë më shumë përmes ndërveprimeve sociale. Nësë përpiqesh të kuptosh dhe ju kushton vëmendje të tjerëve kryesisht do të kesh marrëdhënie më të mira me ta.
    Për të harruar brengat, mënyra më e mirë është që të flasësh për to me njerëz që ju beson dhe në kushte të sigurta. Ndryshe nga kujtimet e tjera, brengat kanë një ngarkesë të lartë emocionale. Vetëm duke folur dhe duke ju dhënë kuptim mund të kthehen në kujtime të zakonshme.

    Te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV