29.09.2016
Pershendetje
Jam nje vajze 18 vjecare, ajo qe me shqeteson mua eshte se une skuqem ne fytyre, gje e cilw ndodh naturshem, kur jam ne siklet, kur takoj dike, apo kur jam ne veshtiresi, dhe ne te shumten e rasteve me ndodh kur jam ne nje ambient te mbyllur e te ngrohte. Faqet e mia ndizen flake, dhe duket edhe sikur fytyra me enjtet. Kjo gje me ben te ndihem shume ne siklet perpara shoqerise time, nese un dal nga shtepia me nje fytyre te fresket, te paster dhe te bukur pse jo, e kunderta ndodh kur un skuqem, behem shume e shemtuar dhe kjo me ben te ndihem keq. Nuk e di nga se me vjen, por me jep shum siklet, dhe e skuqura nuk me largohet me per te pakten nje ose dy ore. Ndihem shum keq, nuk di se cfare mund te me thoni per kete, cfare mund te me keshilloni, kam nevoje per ndihmen tuaj. Faleminderi
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Skuqja në fytyrë është një reagim fiziologjik ndaj një situate që mund të perceptohet si e sikletshme dhe ndonjë herë mund të jetë edhe nje simptomë e ankthit social. Nga se përshkruni duket që keni një ndjeshmëri të lartë. Kjo vihet re kur përshkrun se si këto simptoma I ke edhe nën ndikimin e temperatures se dhomës dhe koha e gjatë prej rreth 2 orësh që nevojitet që lëkura të qetësohet. Megjithatë ky duket që të jetë problem për ty, dhe është pikërisht frika nga skuqja që në të shumtën e rasteve e “mban gjallë” skuqjen. Frika nga skuqja duket kaq e fortë saqë fokusi tek fakti që nëse bën një aktivitet do të skuqesh është I fortë gjithashtu. Dhe fakti që të tjerët mund ta vënë re këtë , është gjithashtu ndikues në përforcimin e frikës që ke nga skuqja.
Do të të sugjeroja disa hapa që mund të ndërmarrësh për t’u ndjerë më mirë:
1. Nëse skuqesh mos u përpiq ta fshehësh. E di që është e vështirë, por fokusohu në gjërat që po bën dhe pranoje skuqjen si një reagim fiziologjik ndaj të cilit nuk mund të bësh gjë për ta ndryshuar por mund ta pranosh
2.Ekspozoje veten sa më shumë në situata të cilat ti i kosideron të sikletshme dhe përpiqu të mos fokusohesh tek skuqja por tek ajo që bën dhe thua. Mos u përfshi në sitauat që ti i konsideron të vështira që në fillim. Fillo me ato më të thjeshtat për ty.
3. Nëse për ty kjo cështje vazhdon të jetë shqetësuese, tako një psikolog. Ankthi social është I trajtueshëm.
Mos nguro të më shkruash sërish!
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike