Këshilla/Blog

04.10.2016

Pershendetje .Doja tju pyesja ae si mund te mesoj te menaxhoj kohen pasi une gjithmone i le gjerat per me vone.Nuk arrij te bej edhe punet me te lehta madje dhe detyrat shkollore.Si mund te perpiqem te jem me aktive dhe tem marr kenaqesine e nje pune te kryer.
Dhe si mund te jem me aktive ne shoqeri .Cfare tipi dhe gjerash pelqen shoqeria .Nuk eshte se nuk kam vetbesim por dua te krijoj nje marredhenie me cdo njeri dhe te jem sociale por nuk e di se si mund te filloj te behem interesante ne grupin shoqeror per cdo njeri.Dhe si mund te kem edhe me shume vetbesim.Nese dikush mendon si une ju lutem me ktheni pergjigje.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje e dashur.
    Faleminderit qe na je drejtuar ne dhe kerkon nje mendim per shqetesimin tend. Shtyrja e detyrave apo realizimit te gjerave ndodh tek njerezit dhe kjo gje mund tu shkaktoje dhe ankth. Nuk e di tek ti cfare pasoje ka? A i realizon ne fund detyrat e caktuara? Cili eshte problemi me i madh qe te shkakton shtyrja e detyrave per me vone? Ndoshta do te te ndihmonte te krijoje nje orar per te gjithe diten duke i lene hapesiren kohore te nevojshme per cdo aktivitet. Nje tjeter shqetesim i yti eshte perfshirja ne shoqeri. Sa reale jane pritshmerite e tua qe te behesh shoqe me te gjithe dhe te jesh e pelqyeshme? A njeh ti ndonje person qe eshte shok a shoqe me te gjithe? Raportet sociale jane komplekse dhe perfeksioni eshte dicka qe nuk mund te arrihet, qofte dhe tek keto marredhenie. E rendesishme eshte qe te shijosh marredheniet qe nderton dhe te pranosh qe dhe ato kane uljet e ngritjet e veta. Vetvleresimi yt eshte i lidhur si me realizimin e detyrave ne kohe, ashtu dhe me marredheniet sociale qe ke apo pritshmerite qe ke per to. Presioni qe i ben vetes per te realizuar gjerat, por qe nuk i realizon ne kohen apo formen qe do, te bejne te mendosh per veten si te paafte. Edhe ne lidhje me shoqerine, duke dashur te jesh shoqe me te gjithe, gje qe eshte shume e veshtire, ti e nenvlereson veten meqe nuk e arrite qellimin. Vlereso arritjet e tua dhe perpiqu te mos e shtysh veten drejt qellimeve te veshtira dhe shpesh joreale. Shpresoj te kem qene e qarte, por per cdo gje mos hezito te na shkruash.
    Me respekt, Ardita

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.