10.10.2016
Pershendetje . . Une deshiroj qe te krijoj nje personalitet te paster dhe te mos kem frik nga jeta e perditshme , nga bisedat , shakate apo provokimet e te tjereve pasi ky eshte nje problem i imi i vogel qe mbase per shume njerez nuk meret ne konsiderate. Dua qe te krijoj ate besimin ne vetvete ku e kam humbur prej disa kohesh prej disa problemeve ne jeten time qe akoma ndikojne tek une edhe pse kane mbaruar. Shume here jam perpjekur por pasi kam dale para njerezve kam deshtuar . Nuk dua qe te kem turp apo frike te shprehem ashtu sic une e mendoj nje situate te caktuar dmth te jap mendimin tim . Por e kam shume te veshtire . Thjeshte te rikthej besimin ne vetvete por nuk di se si . Kam nevoje per keshillen dhe ndihmen e dikujt…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Fillimisht te pergezoj qe ke zgjedhurta ndash shqetesimin tend me nukjevetem.al. Ju thoni se keni kaluar disa probleme ne jeten tuaj qe ju kane bere te humbni besimin ne veten tuaj. Ju permendni se keni mund te perjetoni frike dhe turp edhe nga gjerat e perditshme, Doja t`ju pyesja nese do te ishte e mundur per ju te permendnit ndonje situate specifike ku ndjeni turp apo mendime qe keni frike ti shprehni. I perjetoni keto ndjenja vetem me njerez dhe mjedise te caktuara apo ne te gjitha mjediset tuaja sociale.
Nderkohe do ju keshilloja qe nje menyre e mire per te kthyer vetbesimin eshte permbushja e qellimeve te vogla ndaj vetes. Ndaj perpiquni te filloni me hapa te vegjel dhe mos krijoni pritshmeri se vetbesimi do te rishfaqet nje dite pernjeheresh, Filloni te shoqeroheni me nje rreth te ngushte shoqeror ku te jeni te lire te flisni edhe per temat qe keni frike apo turp, pra te filloni gradualisht ta beni kete.
Po ashtu do ju sygjeroja qe te fillonit te benit me shume gjera per veten tuaj, psh te merreni me nje sport te parapelqyer, nje aktivitet tjeter qe ju sjell kenaqesi, te lexoni etj.
Mund te mbani edhe nje ditar per te shenuar momentet me te veshtira qe keni kaluar gjete dites dhe te filloni te monitoroni situatat qe keni kaluar dhe jeni perballur dhe ju kane cuar ne nje situate te veshtire.
Uroj qe keshillat te jene te vlefshme per ty dhe ndjehu e lire te shkruash perseri.
Përshëndetje e dashur,
Problem nuk është ekzistenca e një ceshtje, por përjetimet qe një person ka per te. Kështu qe pak rendësi ka nëse problem yt mund te jetë i pakonsiderueshem për te tjerët, e rëndësishme është qe për ty ka rendësi dhe te arrish te krijosh konfidencen dhe besimin qe dëshiron ne vete.
Unë do te këshilloja qe te takosh një psikolog ballë për balle pasi do te jete me e lehte te arrish ne një kohe me efektive rezultatin qe do. Ka disa psikoterapi qe mund te ndihmojnë mjaft mire te kalosh kohen e vështire qe po kalon. Te kuptoj qe ndjehesh keq për shkak te atyre qe ti i quan dështime, por fakti qe ti kërkon ta ndryshosh situatën tregon për forcën qe ke për ta bere ketë. Faza me e rëndësishme ne psikoterapi është te kuptuarit e problemi dhe vendosja e qëllimeve për tu arritur, ti je shume e qarte ne atë qe do te arrish, por ke nevoje për ndihme dhe kete mund ta bej vetëm një psikoterapist.
Merre ne konsiderate këshillën për te shkuar te një psikolog, por deri ne momentin qe do te vendosesh te shkosh, mund te vazhdosh te shkruash ne faqe pasi dhe biseda se bashku mund te ndihmoje nëse mund t’ia fillojmë një e nga një.
Mund te fillojmë duke me treguar me shume mbi problemet qe ti thua se vazhdojnë te ndikojnë ne jetën tende, kjo do te me ndihmoje dhe mua të kuptoje me shume rreth teje.
Dëgjohemi serish,
Sabjola Bregu