Këshilla/Blog

27.10.2016

Pershendetje,
Kam kryer marredhenie me nje punojse seksi dhe aksidentalisht u ca prezervativi.Un e kuptova menjehere dhe u shkeputa.Tani kam frike se mos ajo ka pasur HIV.Dy dite pasi ndodhi kjo un kam nje acarim te lehte tek gjendra e djathte e qafes .Kur lexova qe nje nga shenjat qe mund te jesh infektuar eshte fryrja e gjendrave me ka kapur paniku.Te lutem me thuaj nqs mund te shfaqen kaq shpejt shenja qe mund te jesh infektuar me HIV.

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Si fillim doja tju saktesoja qe personat e infektuar me HIV, mund te mos kene fare shenja dhe te bejne nje jete normale per vite te tera, pa ditur edhe vete ata qe jane te infektuar. Ne shumicen e rasteve shenjat e HIV nuk shfaqen qe diten e dyte sikurse ju e keni vene re. Vete semundja ndahet ne disa faza, por nuk ka kufi te qarta midis ketyre fazave. Periudha e pare eshte ajo e infeksionit fillestar e cila shfaqet zakonisht 3 deri ne 6 jave mbas hyrjes se infeksionit HIV ne trupin e njeriut. Shenjat jane te ngjashme me gripin e zakonshem, si: temperature, ethe, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, zmadhim i gjendrave, lodhje, keputje. Keto shenja zakonisht zhduken mbas 1 jave apo brenda muajit dhe shpesh ngaterrohen me gripin apo infeksione te tjera ose mund te mos vihen re fare. Kjo quhet periudha e infeksionit fillestar. Me pas vijne fazat e tjera me rradhe. Ne rastin tuaj, meqenese ju dyshoni per infektim, do ju keshilloja analizen e testit HIV. Testet qe perdoren per te percaktuar pranine e infeksionit HIV ne organizmin e njeriut jane si fillim testet dyshuese (Testi i shpejte- I cili behet prane bankave te gjakut ne qytetin tuaj dhe jep pergjigjen brenda dites dhe Testi ELISA i cili kerkon 1 deri ne 5 dite per te mare rezultatin).
    Por duhet te kemi parasysh qe vetem me ane te ketyre dy testeve nuk mund te vihet diagnoza. Nese me keto teste merret nje rezultat pozitiv ose i dyshimte, duhet te vertetohet me teste te tjera, qe quhen teste konfirmuese (Western Blott dhe PCR).
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.