26.01.2017
Pershendetje, kohet e fundit kam shume probleme me kujtesen afatshkurter, harroj shum shpejt dhe kam veshtiresi te memorizoj gjerat. Nese dikush me thote dicka te nje niveli mesatar dhe do me kerkonte ta perserisja ndonjehere e kam shum te veshtire duhet te sforcohem shume per ta bere dhe kuptoj qe pa kaluar as disa sekonda e kam harruar. Edhe kur flas ne telefon me kujtohen vetem dosa fragmente dhe sbej dot lidhjen e bisedes kur dua ta kujtoj me vone. Jam edhe shume e shperqendruar, kohet e fundit me shume jam e merzitur, nuk kam gjendje te mire emocionale. Jam shume e shqetesuar. Kam shume frike nga humbja e kujteses. Eshte semundja qe me tremb me shume. Cfare te bej?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Une kam te njejtin problem si ju. Po ju shkruaj se cfare ka qene efektive tek une (sigurisht qe nese e sheh qe situata eshte tejet renduar, vizita tek mjeku eshte e domosdoshme):
-“Hoqa dore” nga stresi i krijuar prej stresit qe nuk mbaj mend dhe jam e shperqendruar 🙂 nese e tejzmadhon situaten dhe shqetesohesh vazhdimisht per kete fakt do perfundosh duke u shperqendruar dhe me shume. Te tilla situata jane dhe normale dhe krijohen ne periudha te caktuara te jetes. pra mund te jete kalimtare.
-Me ka ndihmuar se tepermi leximi i librave. te ndihmon te perqendrohesh dhe te ulesh nivelet e stresit. fillo apliko leximin min 30 min ne dite ( me beso do e vesh re ndryshimin qe pas diteve te para).
-Apliko nje diete te shendetshme ushqimore. Fuqia e ushqimit te shendetshem eshte e paimagjinueshme. sa me shume uje, fruta dhe ushqimet e detit.
Mos e sforco veten te memorizosh informacione dhe situata te panevojshme ose lehtesisht te fiksuara ne leter. mbaj nje bllok te vogel per gjera te rendesishme.
Uroj te ndihesh me mire 🙂
Pershendetje!
E lexova letren tende dhe ajo qe mund te kuptoj eshte qe ti je shume e artikuluar, me kapacitet dhe e pergatitur. Ajo qe ty te shqeteson, eshte dicka qe po te ndodh kohet e fundit apo ka filluar kohe me pare?
Memoria eshte aftesia e trurit qe nje informacion ta kodoje, ta ruaje dhe ta nxjerre nga aty ne rast nevoje. Sigurisht qe jo cdo informacion qe ne mund te na paraqitet se jashtmi ose se brendshmi, mund te ruhet ne memorien tone. Nje nga faktoret qe ndikojne eshte dhe perqendrimi, per te cilin ti thua qe nuk je shume e perqendruar. Gjithashtu gjendja emocionale eshte e lidhur me perqendrimin dhe ne menyre te terthorte ndikon tek memoria. Nga se mendon ti se mund te vije ky “problem” i memories?
Ti thua qe eshte semundja qe ke me shume frike? Pse keshtu? A ke ndonje eksperience te afert me probleme/semundje te tilla?
Per te qene me e qete, mund te besh nje vizite tek neurologu dhe ti shpjegosh situaten.
Me pas pres te na shkruash serish. Kam besimin se gjithcka eshte momentale.
Deri ne letren e radhes! Ti nuk je vetem!
Me respekt, Ardita Korriku, Psikologe Klinike
Te njejten gjera po me ndodhin edhe mua ..k.po bej gati nje vit qe spo e kuptoj pse harroj mbrenda sekontave dhe kujtohem mas nje ore…edhe un spo di jam e stresuar saqe nk e di cdo bej ..saqe kur filloj kujtohem me dhemb koka