14.02.2017
Eshte viti 2017 . Megjithata situata e ideve ne Shqiperi eshte si perpara ’90 . Ne kete situate , a eshte e nevojshme te kesh nje te dashur ? Nqse nuk e ke nje gje te tille , a te ben kjo te prapambetur ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Më vjen mirë që ke ngritur një pyetje që shumë moshatarë të tutë mund ta kenë. Megjithatë, duke u fokusuar tek ti personalisht, cfarë të shqetëson më shumë në lidhje me këtë cështje? Cfarë mendon ti? A e ke ti të nevojshme që të kesh një të dashur? A të bën kjo gjë të prapambetur?
Deri në letrën e radhës ku pres përgjigje për këto pyetje, por të më tregosh dhe pak më shumë për veten, unë të uroj më të mirat.
Me respekt,
Ardita Korriku
Jam 22 vjece dhe nuk kam pasur asnjehere te dashur. Nuk jam e prapambetur. Te prapambetur jane njerezit qe me quajne te tille. Kam mbaruar studimet ne degen e psikologjise, dhe jam shume e suksesshme si ne anen akademie ashtu edhe ne ate sociale. Kam nje shoqeri shume te mire dhe te cmuar. Kam pasur shume mundesi te krijoj nje lidhje por nuk e kam bere sepse keshtu e kam pare me te arsyeshme. Lidhja nuk eshte nevoje, mendoj se duhet te vije si rrjedhoje e ndjenjave dhe emocioneve qe perjeton ne lidhje me nje person. Deri kur ta ndiesh se ke deshire ti futesh nje madheneje te tille, me mire single. Historia ime, mendimi im. 🙂