Këshilla/Blog

23.02.2017

Jam ne maredhenie me dike qe e dua dhe me do. Deshirojm si cdo cift te shijojm maredhenie seksuale. Te dy jemi ne universitet pra nuk mund te per ballojme ndonje shtatzani. Problemi esht qe me prezervativ un nuk duroj dot kam shqetesim gjithashtu dhe atij nuk i pelqen. Mund te me tregoni si funksionojn kontraceptivet kokrra si ti pi dhe a kan deme anesore? Shum flm

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    me behet qejfi qe kerkoni informacion per nje metode kontraceptive, ne menyre qe te shijoni mardhenien tuaj pa u gjendur para te papritura te pakendeshme, te pakten per momentin. Une mund t’ju referoj disa te dhena te pergjitheshme, por juve ju duhet te merrni kontakt me mjekun gjinekolog per keshillimin specifik.
    Kontraceptivet orale jane ne forme tabletash qe merren cdo dite, pra kerkojne nje rregull te perpikte ne marrjen e tyre. Paraprakisht, kerkohet nje vizite te mjeku, nje historik personal e familjar per semundje te kaluara, si dhe disa analiza gjaku biokimike, per te pare nese mund t’i merrni keto medikamente. Eshte mjeku ai qe percakton me pas llojin e kontraceptivit, dozen, kur duhen filluar, sa dite pas fillimit te tyre fillon mbrojtja etj. Sigurisht qe mund te kene efekte anesore, si cdo medikament tjeter. Prandaj kerkohet konsulta me mjekun per te konstatuar nese ju mund t’i merrni ato, pa ju demtuar. Nuk di nese ju sqarova sado pak.
    Dite te bukur e ju uroj gjithe te mirat,
    Dr. Elinda Gjata – Gjinekologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV