27.02.2017
Pershendetje! Desha te ndaja me ju nje nga disa problemet qe me shqetson me shume. Qe kur mbusha 26 vjec psikologjia ime ndryshoi shume Po ashtu dhe menyra e jeteses sime. Nga natyra jam pak e ndrojtur dhe e prekshme. Para se te mbushja 26 vjec isha shume energjike dhe pozitive. Me pas “rashe” gjithe ajo energji u kethye ne plogeshti dhe pertese. Dua te rri me shume vetem sepse me shqetson pranija e njerzve. Por jo se zdua shoqeri.Kur kam shoqeri te mire me ndritet shpirti. Tani jam e martuar, skam femije. Jam izoluar krejt. Rri gjithe diten vetem sepse burri punon. Edhe shtepia qe kemi eshte pak larg nga qyteti. Duhet te kesh gjithmone makinen. Une skam as patente. Nuk punoj, nuk kam shoqeri sepse jam e re ketu. Dhe ata qe kam njohur nuk me pershtaten. Ndihem si ne cark, ne burg. Shpesh here me ka erdhur kjo situate por kjo e fundit i kalon te gjitha. Zdi nga tja filloj sepse dhe shume gjera sjane ne doren time. Shpesh here zirem me tim shoq sepse me duket sikur ai i ka fajet per te gjitha keto, por edhe shpesh here vjen nga puna i zymte dhe ka nje shikim te cuditshem. Me trasmeton nje energji negative qe fillon sherri pastaj. Jam merzitur shume, dua te dal nga kjo situate, ditperdit mendohem te ik sepse nuk duroj me te jem e burgosura e burrit tim. Po skam ku shkoj.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Me vjen mire qe ke zgjedhur te flasësh për shqetësimet e tua, ky është një hap shume i mire drejt trajtimit të problemeve. Po me tregon mbi ndryshime qe kane ndodhur ne jetën tende pas ditëlindjes se 26-te. Çfarë ndodhi kur mbushe 26 vjeç? A mund te me tregosh pak mbi këtë?
Arrij te kuptoje emocionet e mërzitjes qe përjeton nga përshkrimi i rutinës tende ne letër, po a mund te shkruash mbi këtë situatën e fundit për te cilën shprehesh se kjo i ka kaluar te gjitha? çfarë ke përjetuar ne këtë situate?
Me trego gjithashtu pak me shume mbi marrëdhënien tende me bashkëshortin, si jeni njohur? Si ka qene koha juaj se bashku?
Do te doja te me shkruaje ne mënyrë qe te vazhdojmë komunikim bashke, jam e bindur qe ti mund te gjesh pikat e tua te forta për te dal nga gjendja e mërzitjes qe përjeton tani.
Mbetemi ne kontakt,
Sabjola