Këshilla/Blog

18.04.2017

Pershendetje jam nj vajz ne klas 8.. N shkollen ku une mesoj esht nje mesuese me zyshen shkoja shum mirror e dojaa shumm Ishim si motra ..nje dit une hap fb dhe o bj ftes vllajt t kesaj hiqem si dikush tj o dergoj foto t nj goce tj e kshu vazhdova per shm muaj i bj ftes dhe presores dhe dlas e me te por ajo se dinte qe isha une…meret vesh e verteta dhe zbulohet goca qe i kisha marr fotot kshu meret vesh e verteta …zysha tank m urren shumm nuk me flet nuk me sheh l une ate e dua shum ebkam perzemer si mund dhe cfarbt t bej qe te fal e te jemi njwsoj si me pare

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje

    E kuptoj qe ndihesh e mërzitur për situatën qe ke krijuar, ndonjëherë për shkak se duam vëmendje bëjmë veprime qe nuk mendojmë qe na shkojnë për shtat. Por edhe pse për çdo veprim qe ndërmarrim tek ne fshihet një arsye nga pas, mendoj qe mund te provosh te kthesh marrëdhënien qe dëshiron me zyshën. Mund te flasësh me te dhe te shpjegosh qëllimet e tua. Çdo gjë mund te rregullohet nëse komunikojmë. Për me tepër për faktin qe zysha jote ka një status tjetër ne shkollën tende, jam e sigurt qe do te dëgjojë e do veproje ne mënyrën e duhur për te ndihmuar dhe ty te kuptosh veten. Nëse zysha ka një reagim qe nuk i përshtatet mund te zgjedhësh te flasësh me psikologen e shkollës pasi kjo mund te jete gjeja me e mire qe mund te besh për te folur për veten, qëllimet dhe dëshirat e tua.

    Te përshëndes,
    Sabjola Bregu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.