15.05.2017
Mua me mbahet goja , jam 22 vjec,
Kam veshtiresi ne rrjedhshmerine e te shprehurit , vetem ne fillim te fjales. Jam natyre shume emotive, e ndjeshme , prekem lehte dhe i perjetoj gjerat mjaft ndjeshem. Kur jam vetem dhe flas fjalet qe kam probleme kur jam me dike, nuk has veshiresi. pRA, KUR JAM VETEM flas rrjedheshem.
Motra dhe vella im po ashtu ka probleme.
Dhe me familjaret me mbahet goja.
KUR ISHA e vogel kisha akoma dhe me shume veshtiresi.
Ndihem shume keq per kete fakt, a ka kurim, trajtim?
Jo rralle here kam renedhe ne deprsion,
Do te me ndihmonit shume me pergjigjen tuaj , faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Është e vërtete se shqetësimet ndonjëherë na pengojnë që të vazhdojmë para, por me pak përpjekje mund të ndryshojmë shumë gjëra në jetën tonë.
Ju shpreheni se nuk jeni në gjendje emocionale të mire shkaku I të shprehurit. Ajo që po të pyes ty si person, a po ju definon e shprehura se kush jeni? Duhet të hulumtosh se kush je në të vërtete, pastaj mënyra e të shprehurit është çështje shijesh nga të tjerët. Po të them që të thellohesh në individualitetin tënd dhe shiko se çfarë ju bën më unike. Çdo person mund të na pëlqej për qindra tiparesh që ndodhet tek ne.
Ju shkruajtët më sipër që keni problem në të shprehurit të disa fjalëve. Shkruaji të gjithë atë fjalë të mundshme që ju meret goja dhe përsëriti disa hera. E di që do të duket e vështirë, por beso se do ndjehesh më e lehtësuar. Kur të flasësh më t ëtjerët fol më ngadalë.
Një teknikë tjetër është shume e lehtë besoj dhe tepër efektive që do ju mundësonte se si të shpreheshit më lehtë e ajo është vendos ndegjuese (kufje) në vesh dhe ndëgjo muzikën që ti preferon dhe këndoje me zë. Bëje disa here, e pas një kohë inçizo veten dhe ndëgjo veten tënde. Me siguri pasi do i bësh këto teknika do na shkruash sërisht.