18.05.2017
Prsh ! Dua tju pyes kam reth 3 muaj qe nuk arrij ti kontrrolloj dot nervat . Kam 3 vjet e lidhur me nje djal dhe prsh kur ai del me shoket ose ben dicka qe esht jashtzakonisht normale nqf un i them nisu per shtepi dhe ai me thot jo un filloj stresohem qaj dhe i gjuaj dickaje … thjesht nuk arrij ti kontrrolloj dot nervat filloj stresohem direkt per gjen me te vogel me thoni dot si mund tja bej? Esht hera e dyt q e shkruaj sepse nuk jeni pergjigjur
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderojme qe na ke shkruar!
Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit perkates dhe sapo te sjelle pergjigjen do ta postojme si koment nen pyetjen tuaj.
Ju kerkojme ndjese per vonesen, dhe ju lutemi te kini pak durim. PErgjigja do merret sa me shpejt.
Te urojme gjithe te mirat,
Stafi i Nuk JE Vetem
Përshëndetje
Po me shkruani se përjetoni stres te theksuar edhe ne situata qe ju i mendoni normale dhe se kjo gjendje ka filluar 3 muaj me pare. Mbani mend ndonjë ngjarje e cila mund te ketë ndikuar përjetimet tuaja te stresit përpara 3 muajsh? Çfarë ju ndikon te përcaktoni fillimin e përjetimit? Si ka qene marrëdhënia juaj përpara këtyre 3 muajsh? A e keni vështirë te kontrolloni reagimet tuaja ne lidhje me personat e tjerë ne jetën tuaj? Jeni ne shkolle? Si është rutina juaj e ditës? Me shkruani pak me shume mbi pyetjet me sipër për te kuptuar me shume mbi ju.
Mbetemi ne kontakt
Sabjola
Sabjola prsh ! Jam vajza qe kam pyetur per stresin me siper . Shiko stresi me ka fillur gjate lidhjes time jam e lidhur prej dy vjetesh dhe gjithmon sa her kemi pas zenka jam munduar mos ti shpreh fjalet e kqija apo inatin me friken se mos ndahem i dashuri me ndalon per shum gjera qe mendon se sjan per mu edhe ne telefon prsh nuk thoja asgje me pas fillova tja mbyllja telefonin dhe te gervishja veten sepse dhe ne shtepi nuk qaj dot sepse kam familjaret qe nuk din gje per lidhjen time … dua te dal ktu qe duroj cdo gje te dashurit tim qe thot ben apo dhe kur vepron gabim prsh kur zihemi nuk pergjigjet ne telefon thot lloj lloj fjalesh dhe ky durimi me esht kthyer ne nje super stres . Saktesisht mund te ket edhe me shum se tre muaj q ka filluar se ne fakt pasi perjetova nje tradhti dhe humba besimin lidhja esht kthyer ne nje molle sherri duhemi tmerrsisht por thjesht nuk po e mbajm dot lidhjen te bashkuar zihemi shum se un acarohem per gjen me tvogel edhe pse me von me duket normale . Jo me personat e tjer jam shum e qet shkoj ne shkoll shpi dal mbasditeve dikur kam qen dhe ne nje kurs kercimi po pun xhelozie prej te dashurit dhe u largova . Shkurt kam problem vetem kur zihem me te dashurin apo kur ai ben ndonje gje qe sme pelqen ose me thot jo per dicka
Përshëndetje e dashur,
Po me shpjegon se përjetimi i stresit nga ana jote eshte pasoj e marrëdhënies tende ne çift dhe eshte e izoluar vetëm ne kete marrëdhënie. Te kuptosh shkaqet e nje sjellje eshte hap i mire per te qene ne rrugën e duhur te ndyshimit te pëlqyeshëm. Çdo marrëdhënie ne çift ka dinamikat e veta ne varësi te asaj çka partneret kërkojnë nga njeri-tjetri. Po kuptoj se përveç ofendimeve te cilat shkruan se i dashuri te thotë ne momente mosmarrëveshje gjithashtu ju keni superuar dhe nje përjetim tradhetie, e cila ne cdo çift te mundshëm krijon nje disfunksion emocional edhe nëse çifti vazhdon te jete bashke.
Gjithashtu me pohon se ju duheni tmerrësisht dhe ti ke shume frike mos ndahesh prej te dashurit.
Te lutem me lejo te kërkoj nje vete-reflektim. Mendo mbi 5 cilësi apo vlera qe dashuria e vërtet ka si karakteristik sipas besimit dhe mendimit tënd. Me pas per secilën nga këto cilësi qe ti i vlerëson shume te rëndësishme, mundohu ti percakosh nga 1 ne 10 ne marrëdhënien aktuale qe ke (ku 1 eshte se nuk gjenden fare ne marrëdhënien tende dhe 10 gjenden plotësisht).
Do te doja te diskutonim mbi këto vlera qe ti i sheh te rëndësishme dhe si gjenden e ndikojnë ne marrëdhënien tende per te cilën ti me shkruan se përjeton shume stres.
Pres pergjigjen tende.
Te uroj me te mirat!