10.08.2017
Pershendetje,
Kam konstatuar kohet e fundit se ndjej veshtiresi ne shprehjen e indinjates dhe emocioneve te drejtperdrejta dhe jam indiferent ndaj vleresimit qe me bejne te tjeret.
Preferoj dhe gjej kenaqesi me shume kur kaloj kohe i vetem dhe nuk shqetesohem per te qene pjese e grupeve shoqerore.
Me karakterizon frika dhe turpi.
Ju lutem me ndihmoni!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ndoshta ke periudhen q ke nevoje t rrish vetem.
ndonjehere kemi nevoje per nje shkeputje nga te gjithe dhe gjithcka si per tu karikuar, se mund te jete shume e lodhshme te jesh gjithe kohen me njerez.
Secili nga ne funksionon ndryshe, dhe ti mund te gjesh kenaqesi ne nje shetitje ne park, n nj liber te mire, ne ca kenge t bukura.
Ska asgje t keqe ktu
Përshëndetje,
Faleminderit që na je drejtuar për shqetësimin tënd. E kuptoj që momenti e gjendja në të cilën ndodhesh të mundon e vecanërisht në lidhje me marrëdhëniet dhe relatat shoqërore.
Në fakt, përgjigja ime ndaj jush në këtë rast do të jetë e limituar, pasi në letrën tuaj mungon një informacion më i plotë se cfarë vështirësish ndjen.
A përbëjnë ato një vështirësi për të verbalizuar se cfarë ndjen, apo janë bllokime e mpirje emocionale? Në cilat situata kanë ndodhur më së shumti apo kryesisht? Kur e keni vënë re ketë ndryshim dhe cfarë mund ta ketë shkaktuar?
Mbi të gjitha, për cfarë keni më shumë frikë dhe turp? Cfarë lloj reagimeve ju i frikësoheni më së shumti? Keni frikë se mos dështoni në reagimet tuaja apo marrjen e kundëreagimeve të të tjerëve?
Në letrën tuaj ju thoni se kjo është një vështirësi e kohëve të fundit dhe zakonisht ndjesi të tilla mund të jenë edhe barriera të eksperiencave të së shkuarës, të kaluara jo mirë në reagime emocionale apo kundëreagime nga të tjerët. Kjo bën që ndonjëherë në mënyrë që të mbrohemi, ne bllokojmë emocionet, nisur edhe nga dëshira për të evituar një lëndim të mundshëm, e preferojmë të vendosim mure përreth nesh, e shoqëruar kjo ndonjëherë me element të ndonjë mungese besimi vetjak.
Gjithashtu ju thoni që keni frikë dhe turp. Në fakt këto dy dimensione ndjesish tregojnë për ndjeshmëri e vëmendje të lartë dhe nuk lidhen aspak me indiferencën. Kjo tregon se ka një emocionalitet dhe ndjeshmëri te ju dhe ndoshta tani ju drejton më shumë frika nga reagimet e mundshme të tjërëve. (duke qenë se informacioni mungon në letrën tuaj, më duhet të supozoj, me mirëkuptimin tuaj). Sigurisht që ne kemi momente që tërhiqemi te vetja, reflektojmë rreth vetes dhe marrim kohën tonë. Por besoj se në jetën e rrethin tuaj, ju keni persona të afërt me të cilët shkëmbeni në nivele të ndryshme dhe ku kufijtë e turpit dhe frikës me ta mund të jenë më të kapërcyeshëm. Në rast të tillë, do ju inkurajoja të shpreheshit me ta, të shprehni edhe mendimet për ta, por edhe të merrni opinion (feedback) prej tyre për opinionet apo emocionet që mund ti shprehni.
Ju ftoj të më rishkruani duke dhënë më shumë informacion, pasi në këtë pikë është e vështirë të kuptohet, kështu që uroj gjithsesi të kem mbërrit te ju si një mundësi reflektimi për cfarë duhet ndryshuar në sjelljen tuaj dhe ne rast se kjo ka të bëjë më shumë me frikën dhe pasigurinë.
Ju uroj gjithë të mirat më tej!