Këshilla/Blog

14.08.2017

Mirmrama jam nje djal 19 vjeqar dhe vi nga Kosova , desha ta ndaj me ju problemin tim , nuk edi nga te ja filloj kam probleme me frymemarrje me duket se do te me nxinet fryma me duket se dika kam mu ne mes te gjyksit qe me veshtirson frymemarrjen kam qen dhe te mjeku i kam ber te gjitha analizat laboratorike dhe gjithqka me ka dal tejet shkelqyer por mua me vret fakti perse kur te gjitha me kan dal mir dhe un prap e kam at problem ket problem e kan rreth 7 muaj por fal ZOTIT tanaj mund te them se 60% jam me mire nga ana e mendimeve te keqija por prap po me ngacmojn , mua me duket ne gjyks po ma veshtireson diqka frymemarrjen dhe me duket sikur po leviz nganjeher dhe un per fat te keq jam nje njeri shum vesvese shum i eksagjeroj sendet i zmadhoj dhe nese jan te vogla , nganjeher ndalem dhe e mendoj kohen e shkuar pa keto probleme dhe kur e mendoj kohen e tashme me keto probleme si ta them deshperohem merzitem nuk di si ta pershkruaj dua ta ktgej kohen e shkuar ne te tashmen por me duket nje gje e pa arritshme dhe e pa realizuar sepse mendoj ket problem qe e kam do ta kem gjat gjith jetes , frigohem dhe te dal me shoqeri jasht qytetit tim sepse mendoj qe gjat rruges dot me kapin keto sende negative dhe skam qfar te bej sekam afer as ambulanten dhe asgje jam mes te rruges dhe mendoj me te keqen nervozohem sh

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje.
    Do te doja ta nisja nga ajo qe ju thoni per veten qe jeni shume vesves dhe gjene e vogel e zmadhoni dhe e ekzagjeroni. Kjo eshte nje nga karakteristikat kryesore dhe me te spikatura te njerezve ankthioze, pra qe reagojne me tepri me frike (emocionalitet) dhe jo me racionalitet. Sigurisht qe ju vazhdoni te keni te njejtat shqetesime me frymemarrjen dhe ne gjoks edhe pse analizat kane dale te gjitha ne rregull, pasi shqetesimet qe ju ndieni nuk kane baze organike (fizike), por psikologjike. Nje nga simptomat me klasike te ankthit eshte veshtiresia me frymemarrjen dhe shtrengimi ose shqetesime te tjera ne gjoks. Kjo gje shoqerohet me mendimin ose bindjen qe ka dicka fizike (organike) qe nuk eshte ne rregull dhe per pasoje ke frike se nje gje me e rende do te ndodhe, frike e cila te kufizon ne berjen e shume gjerave dhe pa dyshim qe jeta fillon dhe nuk eshte me si me pare. Rrjedhimisht ndihesh jo mire me veten dhe I deshperuar. Ky eshte nje rreth vicioz qe crregullimet emocionale/psikologjike e krijojne gjithmone, e sidomos ankthi. Ne nje situate te tille eshte shume e rendesishme te kuptohen arsyet qe qendrojne pas shfaqjes se shqetesimeve qe ju ndieni nepermjet bisedave psikoterapeutike/psikologjike. Medikamentet qe ju keni marre kane per te luftuar simptomat, ashtu si ju thoni qe kane zbutur mendimet negative, por ato nuk luftojne dot shkakun qe ju ka cuar ju ne kete gjendje ankthi, pasi shkaku eshte dukshem psikologjik. Ne moshen qe ju jeni mireqenia psikologjike dhe shpirterore eshte mjaft e kercenuar dhe jo e ekuilibruar, prandaj eshte mese normale te ndiheni jo mire, ne ankth ose I deshperuar. Per kete arsye mendoj qe do ju ndihmonte te flisnit me nje profesionist te fushes ne lidhje me veten tuaj, ndjenjat, mendimet, deshirat, konfliktet, pakenaqesite, gjithcka tjeter te rendesishme per ju, pervec veshtiresive me frymemarrjen apo simptomave te tjera qe ju kane shqetesuar.
    Shpresoj t’ju kete ndihmuar kjo pergjigje dhe mos hezitoni te shkruani serish nese do te jete e nevojshme.
    Ju uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV