Këshilla/Blog

18.08.2017

pershendetje jam vajz 17vjeqare nuk di se qfar lloj problemi kam apo ta quaj smundje ndihem gjithmon keq e stresuar asgje sme duket si me par apo kam ren ne depresion ter kohen jam nervoz per nje gje te vogel jam shum nervoz jashtmase mandej ulem dhe itham vetes qfar po bej smun ta duroj as veten kam nevoj per nje keshill te pakten te ma tregoni rrugen e drejt

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na je drejtuar për shqetësimin, mendimet e ndjesitë që ke kohët e fundit. E kuptoj që gjendja në të cilën je, po të mundon.
    Nga cfarë përshkruan në letrën tënde, është e vështirë dhe mbase e nxituar që të përkufizohet ajo që po kalon si një depresion i mirëfilltë por ndërkohë gjendja stresante në të cilën je ka arsye apo motive të brendshme emocionale apo mendorë (të qarta ose të paqarta) që e krijojnë ose të japin këtë shqetësim. Por nga kaq sa ti përshkruan në letër është e vështirë për mua të kuptoj, prandaj do të doja të të bëja disa pyetje.
    Përse je e stresuar? Cfaë gjërash kanë qenë përpara mirë e tani kanë ndryshuar? Cfarë të streson më së shumti, cilat situata? Për cfarë nuk po e duron veten ekzaktësisht? Ka persona përrreth teje me të cilët mund të flasësh se si ndihesh dhe që e kuptojnë e mirëkuptojnë gjendjen tënde? Cfarë janë gjërat apo interesat në jetën tënde që ty të bëjnë të ndihesh mirë dhe a po i ndjek ti këto interesa?
    Përgjigjet e këtyrë pyetjeve i ke ti dhe sigurisht që në rast se dëshiron që ti ndash me ne, je gjithmonë e mirëpritur dhe presim letrën tënde.
    Nga ana tjetër do doja të thoja që edhe mosha në të cilën je, nga pikëpamja e zhvillimit mendor, emocional, fizik krijon predispozicion që të kesh përjetime apo momente të tilla ku shtron shumë pyetje, apo përpiqesh të gjesh kuptimin e gjërave, marrëdhënieve apo të kuptuarit e vetes më mirë. Kështu që do të ftoja të merrje kohën tënde për të reflektuar e menduar më mirë për cfarë të shqetëson më së shumti e në bazë të pyetjeve më sipër dhe në rast se dëshiron të na pyesësh e shkruash më gjatë e në rast se lidhet me dicka specifike dhe jemi gjithmonë këtu
    Të uroj gjithë të mirat më tej!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV