Këshilla/Blog

08.09.2017

Pershendetje! Une jam nje djale 23 vjecar ,me duhet ndihma e nje psikologu. U be disa kohe qe jam mbyllur ne vetvete , jam shnderruar ne tip jo social e nuk ndjej asnje kenaqesi ne ato pak gjera qe bej. Me ka humbur deshira te provoj gjera ndryshe e me ka kapur monotonia prej disa vitesh.Te gjithe shoket e shoqet qe kam pasur i kam larguar dhe nuk duroj dot pranine e shume njerezve, kam humbur vetvbesimin edhe jam kthyer ne tip perfeksionisti. Une acarohem shpejt dhe kot nese gjerat nuk jane/behen ne perfeksion. Shpesh perjetoj ankth te madh ,gjate dites jam i pafuqishem , e shume konfuz..stresi nuk me largohet kurre! Sic thash me siper, kam shume kohe ne kete gjendje po e kam anashkaluar disi sepse kur nisen shenjat e para mendova se do e kaloja kete gjendje, me vone e anashkalova se nuk pata mundesi financiare.. por tani dua te ndryshoj sepse eshte shume e pamundur te jetosh ne nje bote bardhezi.. kan deshperimisht nevoje per ndihme se nuk di cfare te beje! Askujt nuk i kam treguar per gjendjen qe ndodhem prej kohesh e kam qene shume i zoti t’ja fsheh familjes e shoqerise.. pres pergjigjen tuaj!

  1. No emotion says:

    Prsh un vuaj te njejtin problem…tlutem si mund te kontaktoj

  2. No emotion says:

    Prsh un vuaj te njejtin problem..e kuptoj si ndihesh e jetoj cdo dite nje jete bardh e zi

  3. MSc. Sonila Mecaj says:

    Përshëndetje!
    Më vjen keq që prej shumë kohësh je gjendur i vetëm në këtë gjendje të dëshpëruar dhe pa patur mundësinë të flasësh me dikë qoftë ky profesionist apo i afërm. Ndodh shpesh që njerëzit mendojnë se nuk ia vlen ose nuk do të ndryshonte gjë nëse iu tregojnë të tjerëve që kanë përreth sesi ndihen, por në fakt sapo marrin guximin ta bëjnë këtë gjë apo kur rastësisht ndodh që tregojnë paksa për gjendjen e tyre, kuptojnë që nuk janë të vetmit që kanë probleme, përkundrazi. Të jesh I sigurt që ka shuë të rinj në moshën tënde që përballen me probleme emocionale dhe gjendje të vështira. Nuk e di pse ti ke zgjedhur të mos flasësh me askënd për veten tënde në këtë periudhë dhe të mos kërkosh ndihmë, por jam e sigurt që duhet të kesh arsyet e tua që lidhen me familjen gjithashtu. Çfarë mendon se do të thoshte familja jote nëse do t’iu tegoje për shqetësimet e tua? A do të shqetësohej apo alarmohej? A mendon se do të kuptonte? A do të përpiqej të të ndihmonte?
    Ndonjëherë ne mendojmë se është turp ose të paktën nuk është normale të ndihesh ashtu si ti përshkruan gjendjen tënde, por në të vërtetë është mëse normale që në periudha të caktuara të jetës për arsye të caktuara të përfshihemi nga ndjenja negative, të cilat pastaj prodhojnë mendime negative për veten dhe jetën, mendimet negative nga ana tjetër bëhen shkak për të patur emocione dhe përjetime të zymta, e kështu në formën e një rrethi të mbyllur gjithçka fillon e duket më zi. Gjithashtu ti përmend faktin që je bërë perfeksionist. Mendon se ke qenë edhe më parë disi perfeksionist dhe tani je bërë më shumë? Çfarë mendon se të ka bërë të jesh perfeksionist? Zakonisht, që kur jemi të vegjël, ne funksionojmë mbi bazën e aspekteve pozitive të vetes dhe atyre negative. Kur gjërat shkojnë mirë në përgjithësi anët negative na bien më pak në sy, por sapo diçka nuk shkon, sidomos një person perfeksionist fokusohet pikërisht tek ajo që nuk shkon dhe në aspekte negative. Është njësoj si me dritën. Në prani të saj objektet duke me më shumë ngjyrë, dhe në të kundërt, në mungesë të saj jo vetëm që ngjyrat perceptohen më zbehtë, por disa objekte mund të mos duken fare. Kështu ndodh edhe me dritën brenda nesh. Për rrjedhojë një pyetje tjetër e rëndësishme është: a mendon se ka ndonjë ngjarje, episod apo ndryshim që ka ndodhur në jetën tënde që mund të ketë ndikuar në fillimin e mbylljes në vetvete dhe humbjes së kënaqësisë?
    Ti po kërkon një psikolog që të mund të ndihmohesh, duke folur e biseduar me të besoj? Nëse dëshiron, mund të vazhdojmë të komunikojmë përmes kësaj webfaqeje, por nëse ke mundësi, do të ishte mire të takosh ballë për ballë një psikolog (mund të bësh një kërkim fillimisht në këtë adresë: http://shshp.org/regjistrikombetaripsikoterapisteve/).
    Nëse kushtet financiare nuk ta mundësojnë takimin me një psikolog me pagesë, mund të kërkosh ndihmë pranë një prej Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor (nëse jeton në Tiranë), të cilat janë shërbime publike / struktura pranë 3 Poliklinikave ku punojnë psikologë.

    Në të gjitha rastet mos hezito të shkruash sërish.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV