18.10.2017
Pershendetje. Jam nje djal 20 vjec jam ne gjendje shum te keqe emocjonale . Para pak kohesh zbulova tradhtin e njerzve te mi me t dashur dhe tani jam ne gjendje shum te keqe . Nuk kam besim tek askush ,ndihem shum vetem , merzitem me cdo gje , jam gjith kohen shum i lodhur pa forc per te ber asgje. Ju lutem si mund ta kaloj kete gjendje ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Andi. Kuptoj qe po kalon nje periudhe shume te veshtire dhe te ngarkuar emocionalisht. Eshte e veshtire te shohesh se si njerezit e tu te dashur bejne gabime, qe nuk e mendoje se mund te ndodhte ndonjehere. Te lutem a mund te me flasesh pak me shume ne lidhje me tradhtine? Eshte tradhti e bere kundrejt teje apo mes tyre? Eshte e veshtire te rifitohet besimi I humbur tek te tjeret, sidomos nese jane persona shume te afert, por ama nuk eshte e pamundur. Nuk mund te pergjithesosh te gjithe njerezit pasi eshte e shume e lodhshme te funksionosh duke mos patur besim tek njerezit. Nese ti kontrollon cdo njeri dhe nuk u beson fjales se tyre, atehere do ti heqesh vetes shume ndjesi e gezime dhe do t’I shtoje vetes ankth. Momentalisht ti je I lenduar dhe eshte normale te ndihesh ne kete menyre. Rendesi ka te mos mbetesh ne kete gjendje. Hapin e pare e ke hedhur duke na shkruar ketu. Perfshihu ne aktivitet sportiv, palester, vrap apo ndonje sport specifik. Tako njerez qe te permiresojne humorin. Bej nje aktivitet qe te pelqen. Duhet ti japesh forca vetes per te kaluar kete periudhe. Mos hezito te na shkruash serish. Nese gjendja jote nuk permiresohet, te keshilloj te orientohesh ne nje psikolog per te marre ndihme te drejtperdrejte. Edhe pse une kam besim se ti do perpiqesh vete per te bere ndryshimet. Jepi forca vetes. Une jam ne pritje te letres tende ku do na shpjegosh pak me shume per tradhtine.
Me repsekt, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike.