19.11.2017
Pershendetje! Jam nje vajz 20vjece qe e Vogel vuaja nga efekti I bulizmit apo talljes ne shoqeri. Me vone kuptova qe kisha perkrahjen hyjnore te zotit pavarsesisht qe bashkmoshataret e mi sme donin. Kam patur shenja te cuditshme n organizem dhe ne tru. Po trajtohem me medikamente .por nuk me hyn gje ne sy , nuk me hyn jeta ne sy dua te vdes dhe te prihem ne paqe , me Jezusin zotin tim! A esht vetvrasja nje zgjidhje?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
JO , asnjehere nuk eshte zgjidhje vetvrasja . Nese je nje besimtare kaq e devotshme duhet te dishe se mekati me i madh eshte te vetvritesh . Dhe ata qe mekatojne kaq rende nuk e kane vendit prane birit te Zotit . Feja duhet te te jape shprese dhe dashuri per jeten . Duhet te vleresosh flijimin e Jezusit qe te fal mekatet tona e qe ne te jetojme ne paqe me veten dhe me shoqerine
Pershendetje Nisa,
Te faleminderit qe ke ndare shqetesimin me ne. E kuptoj shume mire qe te ballfaqohesh me bullizem ose tallje ne shoqeri ndikon shume ne shendetin psikologjik dhe fizik. Zakonisht kur nje femije bie preh e bullizimit kjo mund të lërë pasoja edhe në marrëdhëniet ndërpersonale, ne, izolim, një stil jete të vetmuar, ankthiozë, vetbesim i ulet si dhe mosbesim te te tjere. Por gjithesi duke u rritur me rritjen e vetebesimit dhe sigurisë ne vetvevete kjo ndihmon fëmijën të ketë aftësi menaxhuese dhe kontrolluese mbi vështirësitë e hasura. Une do te doja te kem me shume informacion rrthe shenjave te cuditshme ne organizem dhe tru siq ti thua, dhe me vjen mire qe je duke u trajtir. Trajtimi kerkon pak kohe dhe ti duhet te kesh durim dhe te tregohesh kembengulese.
A eshte vetvrasja zgjidhje, . Jo., Nuke eshte!!! Pse tani je e merzitur dhe pse tani nuk te pelqen te jetosh ,kjo kjo tregon qe je vertet e lenduar dhe dhimbja emocionale eshte shume e madhe,Por gjerat nuk qendrojne gjithmone statike, ato ndryshoijne vazhdimisht, e do te ndryshojne edhe mendimet dhe ndjenjat e tua. Prandaj Kurajo ti ke akoma shume gjera per te ofruar dhe shijuar.
Te lutem kujdesu per veten,
Gjithe te mirat,
Selvi