21.11.2017
Jam nje djal nga qyteti i vlores jm 14 vjec dhe kam nje problem me shoket e mi te shkolles kryesish me shoket e klases time ata me ofendojne dhe me shajne . Kjo gj ka ndodhur q kur un km qn ne klase te pare ata kane ushtuar dhune psikologjike mbi mua shpesh her km mendur te vras veten time duke u hedhur nga kati i 3 i shtepise por vellai me ka ndaluar ne momentin e fundit . Nuk di se cfare te bej . kjo gj po me cmend shum nk po i duroj dot me km folur me mesuesen kujdestare me drejtoreshen por ata nk kan bere asgj
tlm kthe prgj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Te falenderoj qe na ke shkruar duke kerkuar ndihmen tone. Ky eshte hapi i pare drejt zgjidhjes, por per kete na duhet bashkepunimi jot. Sipas asaj qe shkruan kemi te bejme me nje rast te paster bullizmi qe ka zgjatur per nje kohe te gjate….A jane prinderit e tu ne dijeni te ketij problemi, te gjendjes tende te renduar psikokogjike dhe shpirterore…!?.A ke kerkuar ndihmen e tyre? A eshte dikush ne dijeni te situates tend, qofte shok apo person tjeter? Po me psikologen e shkolles ke folur?
Kjo situate qe po te ben te vuash prej nje kohe te gjate duhet te marre fund sa me shpejt. Nuk duhet te kesh frike dhe te ndihesh i kercenaur nga shoket, nga perballja me ta etj etj. Ata dhe askush tjeter nuk ka te drejte te te merzise apo te te beje te vuash, ndaj ky problem duhet te zgjidhet sa me shpejt … Te sugjerojme gjithashtu qe te konkatosh me psikologun e shkolles, ose te na kontaktosh ne me email ne together.albania@gmail.com ku te shkruash Emrin e shkolles tende dhe emrin tend, ne menyre qe ne te kontaktojme me drejtorine dhe te marrim masa konkrete. Mos ki frike nga askush se askush nuk do te te beje me keq! Nuk duhet ti lejosh me! Perpiqu te qetesohesh dhe te na lejosh te te ndihmojme ne zgjidhjen e ketij problemi!