Këshilla/Blog

30.11.2017

Pershendetje!Une qe po ju shkruaj.jam nje vajz nga qyteti i fierit jetoj ne qender te qytetit jam ne nje nga shkollat me te mira dhe te medha por kam nje problem qe me shqetson perdit mund te them me siguri se te gjitha vajzat e kesaj moshe jan ne lidhje, por jo vetem kaq ato dalin naten fsheurazi dhe bejn shum gjera qe jan gabime te medha per moshen tone.Une jam nje nder vajzat me te mira le te them se zoti me ka bekuar jo vetem me pamjen por dhe arritje si ne shkoll dhe ne art .Arsyeja pse ju kam shkruar esht se ndihem shum keq kur me thon he me ti do vdesesh e virgjer nuk esht problemi konkretisht ktu se mua nuk me interesojn shume fjalet e tyre se un jam krenare per kte qe jam ,kam pas shume propozime por qe nk dua te flas me dike sepse e di qe pas ksaj do te vin pasoja te medha jo per gje po qe jam e sigurt qe babi im nuk do e priste aspak mir dhe ma ka then ne qofte se ben nje gabim per te me ulur koken martesen e ke pas dere mos u shqetso ,ajo qe me vret tni esht se po flas me dike qe esht 25 vjec kam frik te vazhdoj te njihem. Nuk e di por nuk arrij te gjej veten as ne shoqeri as ne familje askund,ndihem shum e vetmuar sikur askush nuk me kupton mua

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur Bela! Te falenderoj qe na ke shkruar. Nga sa shkruan eshte e dukshme se vec presionit te moshatareve per t’u konformuar, je edhe ne presionin e prinderve per te mos gabuar me zgjedhjet qe ben. Pershkrimi qe jep per veten tregon se ti i njeh aftesite dhe kapacietet e tua dhe ke aftesi te mira per analizuar rreth problematikave me te cilat perballesh. Ne moshen tende eshte e zakonshme per vajza dhe djem te njihen me individe te seksit tjeter, por shume prej tyre anagazhohen ne marredhenie afektive dhe/ apo seksuale me shume per konformizem e kuriozitete te moshes sesa prej ndjenjave. Ne rastin tuaj mosangazhimi vjen edhe prej frikes qe ju ndjeni, pasi jeni e qarte per qendrimin qe familja juaj mban.
    Shoh qe njohja qe po krijon te ka vendosur ne dileme, por ne fund vendimi te takon ty. Jepi vetes kohe te vendosesh me qetesi se cfare do te besh, dhe mos e lejo veten te te marre rryma, thjesht per t’u bere pjese e grupit.
    Nga ana tjeter ne familje, me prindrit perpiqu te bisedosh rreth ketyre temave (edhe pse per shume prinder jane akoma tabu) ne menyre te pergjithshme . Ne nuk mund te parashikojme se si do te jete e ardhmja, por ne cdo moment me veprimet tona synojme te arrime me te miren. Suksesi vjen kur pranojme natyrshem edhe disfatat.
    Ju uroj gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV