Këshilla/Blog

10.01.2018

Me vjen shume turp ta tregoj kete ngjarje, jam 32 vjec perpara 10 vitesh vrava vellain tim, ishte nje aksident e godita pa dashje me cifte. Jam cmend me del kudo ai, kur ha buke kur iki ne rrug, ne erresir, po cmendem.po cmendem, kam ik te nji psikolog po.asgje, ai me.del ngado,.me. ndihmoj kush ju lutem nuk di ca te bej, vetem te vras veten, kam tentuar disa here ta vras veten po jam nje pler frikacake, edhe tani ai po me shikon mjafton te ngre koken lart

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje e dashur,

    Te falenderojme qe na ke shkruar dhe na ke besuar.
    Pyetja juaj i eshte derguar ekspertes, dhe presim nje pergjigje sa me te shpejte prej saj.
    Do te te luteshim qe nderkohe te lexosh pergjigje te tjera ne faqe, si edhe te ndjekesh disa video-ligjerata te bera nga ekspertet tane.
    https://www.youtube.com/watch?v=mSWkPU90-YM
    https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU

    Te urojme gjithe te mirat, dhe jemi ketu per ty!
    Stafi i NukJeVetem

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    Se pari me lejo te te them qe ngjarja qe te ka ndodhur nuk eshte e turpshme, por nje fatkeqesi qe ty te ka ndodhur, e cila i mori jeten vellait tend dhe nuk po te lejon as ty te jetosh. Nje incident i tille eshte nje ngjarje jashtezakonisht traumatike, dhe besoj ti kete gje e kupton me mire se kushdo, pasi kane kaluar tashme 10 vjet dhe ti vazhdon te perndiqesh nga imazhi i vellait, nga ndjenjat e fajit per ate qe ka ndodhur. Traumat (ngjarjet e renda ne jete) shkaktojne shqetesime dhe crregullime serioze emocionale dhe mendore si menjehere pas ngjarjes ashtu dhe shume vite me pas. Keto crregullime kane nevoje te trajtohen seriozisht dhe per nje kohe te gjate e ne menyre profesionale. Ti thua qe ke shkuar te nje psikolog, por nuk e di sa here je takuar me te, nuk e di sa ka qene profesionisti i duhur per situaten tende. Eshte shume e rendesishme, se pari te behet nje vleresim i mire psikologjik i gjendjes ne te cilen ti ndodhesh tani dhe me pas une do te keshilloja trajtimin me psikoterapi. Nese ti vazhdon te takohesh me psikologun qe permend, duhet t’i japesh pak kohe vetes derisa te fillosh te shohesh permiresimet. Nese ke shkuar vetem nje here ose pak here, do ishte mire te riktheheshe ose nese nuk te duket i duhuri per ty, mund te kerkosh per dike tjeter. (Per kete gje mund te kerkosh info ne kete faqe) Mendoj se eshte e domosdoshme te trajtohesh ne menyre profesionale, pasi e theksoj dhe njehere qe incidenti qe te ka ndodhur eshte mjaft i rende per tu kaluar vetem dhe pa ndihme. Humbja e njerezve te dashur te aferm ne jete eshte per kedo nje traume, nje goditje qe peson truri dhe shpirti i njeriut, e cila i shkakton te vrarat diku me shume e diku me pak. Ne rastin tend, qe humbjen e ke shkaktuar ti pa dashje, goditja qe ke pesuar eshte edhe me e madhe dhe me me shume pasoja. Po e theksoj kete fakt jo qe ti te ndihesh me keq dhe i pashprese, por vetem qe ta kuptosh se duhet te kujdesesh per veten, e ta lesh pas te kaluaren pak nga pak, te clirohesh nga ndjenjat e fajit, dhe te shijosh jeten tende.
    Te lutem me shkruaj nese te duhet informacion ose dicka tjeter. Kujdesu per veten!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV