Këshilla/Blog

13.01.2018

Pershendetje. Problemi im nis para nje viti e gjysem kur kam humbur ne menyre te parakohshme nga nje semundje mamane time. Jam munduar ta perballoj me force dhe vullnet, por kohet e fundit me duket sikur cdo gje perkeqesohet. Nuk kam me deshire te bej asgje, jam mbyllur ne vetvete dhe shkollen po e le shume pas dore. Une studioj mjekesi dhe me duhet ti perkushtohem shume shkolles por e kam te pamundur. Gjate gjithe kohes jam e paperqendruar dhe teper e stresuar. Ju lutem kerkoj mendimin dhe ndihmen tuaj. Faleminderit.

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje Sara,
    Me vjen shume keq per humbjen tende. Nga sa ti thua, besoj se je duke kaluar nje periudhe ‘zije’, pra po proceson psikologjiksht humbjen e mamase, qe do te thote: nese ne fillim ti i ke dhene force vetes dhe ke patur vullnetin per te vazhduar jeten perpara edhe pse dhimbja per humbjen e saj duhet te kete qene e madhe, tani eshte koha e deshperimit per humbjen e saj. Ndodh shume shpesh me njerezit qe fillojne te ndihen shume keq disa kohe pasi personi eshte ndare nga jeta (pasi nje humbje ose traume ka ndodhur). Kjo gjendje mund te ngjaje me depresionin: mosdeshire per te bere gjerat qe ben zakonisht, mungese motivi per tu zgjuar ne mengjes dhe per te nisur diten, veshtiresi gjumi, mungese oreksi, mendime te zymta, etj.dhe mund te shkoje deri ne mbyllje ne shtepi apo nderprerje te aktiviteteve te meparshme.
    Pra, eshte e zakonshme qe cdo njeri qe humb dike te dashur e te afert te kaloje heret a vone nje periudhe te veshtire psikologjike dhe shpirterore si kjo. Por, nese ti e ke te mundur, une do ta sugjeroja psikoterapine ose takimet me nje psikolog ne menyre qe ta kalosh ne menyre sa me te shendetshme.
    Per cdo gje tjeter mos hezito te shkruash.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV