01.02.2018
Pershendjet kam shum nevoj te flas me dike e ndaj u drejtova te kjo faqe…Kam rreth nje vite me ka ikur deshira nuk dua te bej asgje per jeten time me duket sikur jetoj kot skam nerva per asgje e jam shum e stresua…Jam munduar te gjej nje pune qe te humbas mendj por nuk mundem e kam shum te veshtir nuk rri dot ne ambjent me njerez me stresojn shum,dal gjithmon xhiro vetem qe mos te mbyllem me shum brenda e prap merzitem nuk di si ta shpjegoj jam shum e bllokuar kam humbur sensin e jetes per te jetuar. Jam mduar qe te bej ndryshime pper jeten time,filloj flas me nje djal edhe as dy dite nuk me ecen mhb se stresohem nuk e di cfare te bej…Ju lutem me ndihmoni cfare duhet te bej se jam shum keq
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
me vije shume keq qe ndihesh kshu. E kam motren si ty, ne te vertet e kam pase. Ishte shume e veshtire per familjen. Tani eshte ne gjimnaz, eshte me mire, se kemi kerkuar ndihme tek nje psikologe, ka filluar se pari me sport, dhe me kercim, i ka ndihmuar pamase. Ndoshta mund te te ndihmoj edhe ty?
Hej,
Uroj t ekesh gjetur dicka qe te te beje te ndihesh me mire.
Edhe une kam kaluar periudha te ngjashme ne jete.
Ka qene periudha qe nisa vrapin, dhe ecja shuem me shume. Xhirot me ndihmonin shume. Gjtihashtu edhe shkruaja shume.
Ti mund te gjesh nje forme qe te shprehesh dhe te ‘shfrysh’, ne menyre qe te ulesh ngarkesen qe ke brenda vetes.
Uroj te shohesh sa me shpejt the bright side 🙂
Pershendetje! Na shkruan qe ke rreth nje vit qe te ka filluar kjo gjendje, e cila kuptoj qe eshte shume e veshtire per ty. A ka ndonje ngjarje apo situate qe mendon se mund te kete lidhje me fillimin e simptomave? Shpesh here, pritshmerite qe kemi per jeten mund te mos na perputhen me ate cfare na ofron apo cfare kemi ne realitet dhe shpesh kjo eshte nje arsye per te perjetuar nje gjendje te tille. Do doja qe te me flisje pak me shume per veten. Per deshirat dhe hobit, per qellimet qe ke per jeten dhe cfare ke bere deri me tani per ti realizuar ato. Ti permend qe ke bere perpjekje per te ndryshuar kete gjendje, por qe ne fakt nuk kane rezistuar shume gjate dhe nuk kane realzuar efektive. Si fillim, perpjekja eshte nje hap shume I rendesishem dhe ne vijim mund te tentosh qe te durosh pak me shume per te pare nese eshte nje ndryshim I mire per ty apo jo. Ne keto raste, prezenca e njerezve te tjere eshte e rendesishme. Njerez qe I ke te afert dhe qe te bejne te ndjehesh mire, sepse sasia nuk do te thote cilesi. Te paturit nje pune gjithashtu te ndihmon, por sigurisht nese kjo eshte nje pune qe te motivon. Me hapa te vegjel, port e sigurte, keshtu mund te ndertosh nje menyre per te dale nga kjo gjendje. Mund te jete nje ndihme e mire dhe takimi me nje psikolog personalisht. Duke te uruar me te mirat, pres ten a shkruash serish.
Me respekt, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike
Pershendetje me vjen keq po edhe un Jam srtreduar ndihem keq shum shum her tendi
Mirmbrema.Jam nje 36 vjecare e martuar bej ne Gusht 15 vjet.Kam 3 femije.Deri vjet jetoja dhe me prinderit e burrit deri da nuk durova dot arrita u ndava. Po vitin e fundit kam qene shume e stresuar nga rrethanat familiare dhe prap dhe pse jam vec ne shtepin time duan te nderhyn per cdo gje qe mu me jep shume bezdi dhe acarohem gati perdite.Jam Bo shume e paduruar nuk mundem te qetesohem ..Me jepni nje keshill ju lutem,flm .
Pershendetje,
Te faledneroj qe na ke kontaktuar. Per te marr nje pergjigje u lutem ta beni pyetjen tuj ne rubriken Pyetje e Re pasi ne kete menyre pyetja i shkon ekspertit.
Gjithe te mirat.
Stafi Nuk Je Vetem