Këshilla/Blog

02.02.2018

Prsh…
Problemi ndoshta per disa eshte i vogel por per mua jo sepse po me ben te ndjehem keq..
I dashuri im futi doren e tij ne vaginen time pa deshiren time dmth gishtin e tij ndjeva dhimbje po gjak nk me doli. Jam ende e virgjer?Dhe kur e mendoj ndjehem shum keq me duket vetja si “lavire” nuk jam me me kte djalin. Si tja bej ta kaloj qe mos ta mendoj me kte situat? Ka kaluar gati 1 vit dhe nuk e heq dot nga mendja kur futi doren e tij tek vagina ime pa deshiren time. ?????????

  1. Anonymous says:

    Asnjeri nuk mund te beje me trupin tend asgje qe ti nuk do apo ndihesh rehat.
    Mos lejo askend te beje veprime me ty qe ti nuk i ke aprovuar.
    Tio je zonja e trupit tend.

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar neve për atë që po të shqetëson tashmë përgjatë një viti
    E kuptoj dhe e ndjej që s’ndihesh mirë lidhur me këtë gjë dhe aq më tëpër që lidhet me disa reflektime e ndjesi jo dhe aq pozitive ndaj vetes.
    Lidhur me pyetjen tënde për virgjërinë tënde, një përgjigje nga një mjek profesionist i faqes sonë do ti bashkangjitet letrës.

    Unë do doja të përqëndrohesha në anët e tjera që ti përshkruan në letrën tënde.
    Raportet me personat me të cilët ne lidhemi shkojnë drejt intimitetit dhe këtu e kam fjalën edhe për aspektin emocional dhe për atë fizik. Në këto lloj marrëdhëniesh, ne marrim e japim me një person në kufinj shumë personalë por edhe na bëjnë të njohim më mirë veten, shpirtërisht, emocionalisht dhe fizikisht, sigurisht edhe kur jemi gati për këtë të fundit.
    Kur marrëdhëniet lëvizin drejt afërsisë fizike dhe kur kjo pjesë është e panjohur për ne, kërkohet mirëkuptim e komunikim midis dy personave.

    Gjithsesi, dicka ka ndodhur midis jush dhe në gjykimin tim është e rëndësishme që në lidhjet e ardhshme të mendosh për gjërat që ti do ti bësh apo kur je gati për ti bërë, të vendosësh vetë për atë që ti dëshiron fizikisht, emocionalisht etj. Kështu që në rast se nga e gjitha kjo, del me këtë reflektim lidhur me veten tënde për lidhjet e ardhshme, besoj që do jetë dicka pozitive për ty dhe ndoshta kjo është ajo për të cilën duhet të mendosh më së shumti.

    Gjithashtu mendoj që intimiteti fizik apo forma të tij nuk na bëjnë “lavire” apo “të pista”.
    Besoj se një intimitet i mirë fizik, në momentin e duhur dhe kur jemi gati, kur ndihemi edhe të plotë emocionalisht, mund të na bëjë të ndihemi shumë mirë me trupin dhe shpirtin tonë.
    Lidhur me mendimet për virgjërinë, unë e kuptoj që ka shumë mendime dhe presione sociale lidhur me të, mënyrën si jemi rritur apo edukuar, apo edhe rëndësinë që mund ti japim ne vetë. Unë mendoj që virgjëria më e mirë që mund ti ofrojmë dikujt (apo që mund të na e ofrojë dikush) është në fakt “virgjëria” e vetes, zemrës, emocioneve, mendimeve e kujdesit që mund të tregohet e jepet.

    Ti më pyet se si të mos ta mendosh më këtë situatë. Ajo që ka ndodhur në fakt, ka ndodhur. Është e rëndësishme që ti ti veshësh situatës që ka ndodhur mendimet e duhura për veten tënde, cfarë ti dëshiron në një lidhje të ardhshme, cfarë të pozicionon ty në një raport me tjetrin. Në rast se ti ndryshon mënyrën e të menduarit lidhur me situatën tënde në këtë drejtim, besoj se kjo vlen më shumë se sa fokusimi në një ngjarje.

    Të uroj më të mirat në zhvillimin e marrëdhënieve të shëndetshme me të tjerët dhe me veten. Gjithashtu të rekomandoj të lexosh më shumë mbi trupin tënd, aspekte të zhvillimit të seksualitetit etj.
    Na shkruaj sa herë të dëshirosh,
    Gjithë të mirat,
    Almandina

  3. Lea says:

    Pershendetje jam 20 vjece , menstruacionet heren e fundit i kam pasur me 26-29 janar , kam kryer mardhenie te mbrojtur me date 10 shkurt ,por me kan ardhur menstruacionet sot me date 13 shkurt .
    A ka ndonje shenje te shtatzanise se padeshiruar jam shume e shqetsuar?

    1. admin says:

      Pershendetje e dashur,
      Faleminderit qe na je drejtuar ne per shqetesimin tend. Te lutem, pyetjen ta besh perseri tek opsioni “pyetje e re” dhe jo si koment, ne menyre te tille qe te marresh pergjigje nga ekspertet e faqes.
      Gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk je Vetem

      1. Lea says:

        Nuk po me shfaqet askund pyetje e re
        Nese ka mundesi te me orientoni ose te me pergjigjeni ne pytjen time ju lutem

        1. admin says:

          Te ftoj te ndjekesh kete link:

          https://nukjevetem.al/pytje-e-re-2/

          Stafi i Nuk je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV