Këshilla/Blog

27.02.2018

Pershendetje mua Kur me vine njeres ne shtepi kam shum emocione as me dridhen duart kur sherbej kafet. ju lutem me jepni ndonje keshill

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Me vjen mire qe na ke shkruar dhe ndan me ne ate qe te shqeteson. Me thuaj te lutem a te ndodh qe te dridhen duart dhe ke emocione vetem kur vijne njerez ne shtepi, apo edhe ne situata te tjera? Zakonisht ky eshte nje reagim per mendimet qe ke ti ne ato momente. Nese i rikthehesh nje episodi, kujtohu se cilat jane mendimet qe ke perpara se te takosh njerezit apo gjate sherbimit te kafes? A kane lidhje ato me performancen tende? Me fol pak me shume per veten, se cfare ben ne jeten e perditshme, per marrdheniet sociale qe ke, marrdheniet me familjaret.

    Per te folur pak me shume per reagimet ankthioze, mund te them qe perballja me situatat dhe mendimet qe ta shkaktojne ankthin eshte menyra me e mire per ta reduktuar ankthin. Mendimet, emocionet dhe sjelljet jane te lidhura me njera-tjetren. Nese ndryshon njerin, ka ndikim dhe tek te tjeret. Keshtu, nese ti ndryshon sjelljen, ku edhe pse ke ankth dhe te dridhen duart nuk I shmanges, por qendron ne mes te njerezve dhe I sherben kafen, atehere niveli I ankthit do bjere dhe keshtu ti do te mendosh me pozitivisht.

    Ne pritje te na shkruash serish, te uroj me te mirat. Me respect, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV