28.02.2018
Kam 2 muaj qe kam linduar nje vajze por ndihem shume keq..me duket sikur sdi te kujdesem mire,sa here ajo qan qaj dhe une.e duket sikur e lendoj..e dua shume shume por nuk ndihem me si me pare..ndihem shume vetem..bashkeshorti eshte gjith diten ne pune kur vjen sme ndihmon fare..laj fshj gatuaj merrem me vajzen..perdit e njejta gje..po me.mbyt monotonia..shpesh here ze e qaj..sdi si ta ndryshoj kete gjendje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Se pari jete te gjate vajzes! Shumë gra pas lindjes kalojnë periudha të rënies së humorit, të cilat karakterizohen nga një trishtim i lehtë, ankth, acarim, paqëndrueshmëri e gjendjes emocionale dhe rraskapitje. Kjo gjendje konsiderohet normale dhe zgjat për pak kohë.
Lindja e nje femije shoqerohet me ndryshime psiko-emocionale,me nje ndryshim të menjëhershëm në gjendjen fiziologjike të trupit,edhe sasia e hormoneve që prodhon gjëndra tiroide mund të bjerë pas lindjes së fëmijës. Gjithashtu mund të luajë rol edhe rraskapitja dhe mungesa e gjumit.
Te gjitha keto luhatje/ndryshime shkaktojne nje lloj crregullimi qe quhet Stresi pas lindjes,i cili mund te zgjase 6-9 muaj.
Në periudhën pak pas lindjes së fëmijës, mungesa e energjive dhe paaftësia për të fjetur mund te të bëjë që probleme të vogla të duken shumë më të mëdha, ose te mërzitesh edhe pse nuk ke rënie humori dhe ke fjetur mirë natën, e ketë vështirë të bësh ato gjëra që i bëje fare mirë para lindjes.
Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bësh edhe vetë për të përballuar sëmundjen. Ha gjëra me vlera ushqyese (ku futen frutat, perimet dhe drithërat); mundohu të mos përdorësh kafeinën, alkoolin dhe sheqerin; bëj ushtrime në masën e duhur; dhe dremit pak ndërkohë që foshnja fle.
Fol me dikë, sidomos me dikë që është edhe vetë nënë dhe tregoji se si ndihesh; Gjej kohë për të bërë diçka të dobishme për veten edhe sikur vetëm për 15 minuta në ditë.
Provo të lexosh, të shëtitësh, të bësh një banjë çlodhëse.Meqë një faktor kryesor në kete gjendje është mungesa e pushimit të duhur, njerëz të tjerë mund të te ndihmojnë, duke marrë përsipër të bëjnë disa nga punët e shtëpisë dhe te te ndihmojnë për t’u kujdesur për vajzen.
Edhe nëse gjatë ditës arrin të mbarosh vetëm një punë, ky është një hap përpara.
Mund të ketë ditë kur nuk arrin të bësh asgjë. Po të ndodhë kështu, përpiqu të mos jesh e inatosur me veten.Perpiqu qe ta perfshish edhe bashkeshortin me aq mundesi sa ka, ne perkujdesjen e femijes, sidomos gjate mbremjes dhe fundjaves.
Fëmija është i të dy prindërve prandaj të dy duhet të luajnë rol aktiv për rritjen e saj. Komunikonieshte shume i rendesishme dhe zgjidhja me emire per kete situate delikate qe po kalon: Komuniko me bashkëshortin, familjarët ose miqtë. Qëndro pozitive në mendime se kjo gjë do të kalojë, mos u fut në dëshpërim.
Nese mendon se je e pafuqishme per te reaguar e per ta zoteruar situaten, dhe nqs e gjitha kjo te pengon ne kryerjen e puneve/aktiviteteve te perditshme, atehere do te sugjeroja te konsultoheshe me nje psikolog/specialist.
Gjithe te mirat!