Këshilla/Blog

28.02.2018

Cdo naten e kam sh te veshtire per te fjetur, me aq ore sa fle ne mengjes ngrihem sh keq, syte e fryre dhe nuk kam asnje kenaqesi per te vazhduar diten.cdo gje me duket monotone, vetem kur jam ne pune e humbas pak mendjen, pastaj nuk kam deshire te bej asnje gje.

  1. MSc. Erduan Kllobucishta says:

    Pershendetje! Sa i perket pagjumesise shpesh here ndodh kur ke ndonje shqetesim te vertete gjate dites dhe nuk mund ta zgjedhesh si problem, ose te ndodh sepse nuk ke aktivitet fizik te mjaftueshem. Te kisha sugjeruar qe te shikosh cdo here gjerat nga nje perspektive pozitive. Ndonjehere per te ndryshuar dicka duhet te besh dicka ndryshe, te luftosh, te kerkosh pa ndalur derisa ta gjesh ate qe deshiron. Duhet te ndryshosh stilin e jetes, te ngrenit, te shoqeruarit, te larguarit nga gjerat me permbajtje me kafeine te tepruara. Mundesisht te meresh me ndonje hobi ne te cilen do cliroje energji. Ne raste ekstreme mund te keshillohesh edhe me ndonje mjek per ndonje medikament nese do jete e nevojshme. E di qe eshte e veshtire te gjesh vullnet, por ngadale me perpjekje te vogla mund te behet cdo gje.

    Cdo te mire,
    Erduan Kllobucishta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV