Këshilla/Blog

28.02.2018

Pershendetje!Dua te shpreh nje shqetesimin timi qe po me ndodh muajt e fundit..Kam shpesh here probleme me gjumin dhe momente sikur nuk mbushem dot me fryme..Theksoj qe nuk eshte se kam pasur ndonje shqetesim apo stres madhor qe te mund te kete ndikuar..perpara se te fle me vijne gjithnje ne mendje njerez qe nuk jetojne me apo ndodhi te frikshme qe ndodhin gjate dites…ju lutem pres nje pergjigje

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin tënd.
    E kuptoj dhe e ndjej shumë mirë që nuk është e lehtë për ty kjo periudhë aq më tepër kur bëhet fjalë që prek edhe gjumin.
    Në fakt unë mendoj se në thelb të kësaj gjendje është ankthi, aq më tepër që lidhet me mendime për gjëra që mund të jenë jashtë kontrollit tënd.
    Ankthi jo detyrimisht krijohet nga dicka madhore në jetën tonë, por edhe mund të akumulohet nga ngjarje të ndryshme që ndoshta kanë qenë sfiduese, jashtë kontrollit tonë, apo lidhet me pritshmëritë për gjërat që pret të ndodhin dhe nuk po ndodhin në jetën tënde, ndoshta ndjesia e ndonjë vetmie.
    Por edhe në rast se je e ekspozuar, dëgjon dhe ndjen për ngjarje të tilla të cilat janë negative. Në fakt ti përmend në letër “ngjarje të frikshme që ndodhin gjatë ditës” dhe nuk e kuptoj dot qartë për cfarë e ke fjalën.
    Ndonjëherë ndodh që volumi i ankthit të zhvendoset pastaj në ngjarje të tjera, jo reale apo të na jap shenja nëpërmjet prishjes së gjumit apo formave të tjera fizike si frymëmarrja jo e mirë, tendosje të përgjithshme.
    Ankthi është një formë e shprehur që kërkon të na bëj ne alert të merremi me shkaqet e vërteta apo të tentojmë ti zbulojmë ato dhe të mendojmë në formë racionale për to. Nuk do të doja që ta shikoje si një problematikë apo crregullim, është gjendje emocionale dhe sjellore që lidhet me dicka në jetën tënde së cilës i ke veshur mendime e ndjesi negative dhe ndoshta dhe jo racionale.
    Në letrën tënde mungon informacion më i plotë mbi veten dhe jetën tënde, por unë jam sigurt që po te reflektosh ndoshta ka gjëra në jetën tënde që mund të jenë jashtë kontrollit tënd, të prodhojnë mendime e ndjesi negative. Pse vëmendja jote është e kufizuar te ndodhi të frikshme dhe pa kontroll dhe te humbja e personave? Cfarë frikërash e idesh fshihen pas kësja.
    Unë nuk i di përgjigjet e këtyre pyetjeve pasi ato i ke ti, kështu që do më lejosh që bëra këto supozime.

    Në rast se nuk lidhet me këto arsye por aktualisht je ekspozuar ndaj informacioneve të tilla dhe tenton të kërkosh për to, do të këshilloja të bëje një shkëputje drejt ekspozimit ndaj ngjarjeve të tilla apo të gërmuarit rreth tyre, pasi në këtë mënyrë ushqen frikërat.
    Gjithsesi, në radhë të parë unë mendoj se nevojitet që ti të rregullosh fiziologjikisht gjumin dhe në rast se ke momente të tilla, të përpiqesh të relaksosh veten me frymëmarrje të qetë dhe në moment ti bësh një “stop mendimeve” të tua negative dhe të frikshme dhe të përpiqesh të zhvillosh mendime më racionale për atë që të shkakton ankth dhe frikë. Sigurisht që kjo mbase nuk është e lehtë fillimisht, kërkon një trajnim të vazhdueshëm të mendjes.
    Është e rëndësishmë që të shkëputet ky mekanizëm i cili riprodhon veten dhe mund të bëhet përsëritës në jetën tënde.

    Sigurisht që je gjithmonë e mirëpritur të na shkruash në rast se do të flasësh më gjatë për mendimet e ndjesitë e tua.

    Shpresoj që përgjigja të ketë qenë ndihmuese për ty dhe ka ndërkohë ekspertë psikologë që mund të drejtohesh edhe ballë për ballë për të folur më gjatë lidhur me këtë cështje,
    Të uroj realisht më të mirat,
    Me respekt,
    Almandina

  2. Anonymous says:

    Nk mbushem dot me frym.mdk se ajri nuk arrin deri ne fund.vtm kur me hapet goja vtm atehere arrij te mbushem me fryme.sidomos tani qr eshte edhe frika nga coronavirus po une skam qen fare jashtë shtetit dhe kam qëndruar vtm ne shtëpi. Ndihem shume keq pasi eshte ndjesi shume e keqe smbushem dot me frym.te lutem me ndihmoni ndoshta e kam nga alergjia?

  3. Anonymous says:

    Mua sa her qe degjij per koronavirusin nuk mbushem dot me frym sado qe une nuk kam tak asnjenjeri qe vjen nga jasht. Me duket sikur mw penfon dicka ne gryk dhe me dhemb kraharori.

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,

      Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Per te marr nje pergjigje nga eksperti u ftoj ta shkruani shqetesimin tuaj ne Rubriken Pyetje e Re ne kete menyre pyetja i shkon ekspertit. Te uroj gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV