28.02.2018
pershendetje! kam nje shqetesim qe me esht krijuar disa her gjat gjumit.me ka ndodhur qe kur jam duke fjetur te me krijohet nje gjendje sikur jam duke u mbytur,dmth me bllokohet frymarrja bej te kerkoj ndihm por nuk mundem e cuditshme esht se arij te kuptoj personat qe kam afer qe edhe mundohem tu kerkoj ndihm..edhe gjeja qe me ka ber me shum cudi edhe shqetesuar njekohesisht esht se kur me ka ndodh per her t dyt ose t tret arij te kuptoj qe jam ne ender edhe pres momentin qe te zgjohem..faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Nuk e di sa mund te te ndihmoje komenti im, por mesa kuptoj me tingellon sikur ne jeten e perditshme ke nje problem per te cilin je koshient, e te cilin nuk arrin dot ta zgjidhesh. Prandaj gjate gjumit kur trupi qetesohet, e pavetedijshmja del ne pah, dhe te krijon situata ankthi ku ke ndjesine sikur mbytesh. Ndoshta nje reflektim rreth kesaj situate, do te te drejtoje drejt zgjidhjes. Nese nuk i zgjidh keto konflikte te brendshme endrra mendoj se do te vazhdoje. Se fundmi, fakti qe gjate endrres je koshient se enderron, tregon se je nje person me vetedijshmeri te larte; shfrytezoje kete dhunti per te miren tende. Uroj ta kalosh kete situate sa me pare dhe do te deshiroja te dija nese komenti im te ndihmoi sadopak.
Te uroj gjithe te mirat.
Pershendetje! Per te te dhene nje pergjigje qe te te vij ne ndihme, me duhet ta kuptoj me mire ankesen apo shqetesimin tend. Te lutem mos hezito t’iu pergjigjesh ketyre pyetjeve:
Kjo ndjesi mbytjeje dhe bllokimi frymemarrjeje ndodh ne enderr apo ne te vertete? Pra eshte nje enderr makth qe te zgjon nga gjumi apo je i zgjuar dhe te duket sikur je ne enderr?
Sa kohe ka qe eshte shfaqur nje shqetesim I tille?
Kur ndodhi per here te pare, kishe ndonje shqetesim gjate asaj dite, dicka per te cilen ishe ne ankth, merak apo i shqetesuar?
Sa here te eshte perseritur qe nga fillimi deri tani?
Te ndodh disa here gjate nates apo vetem njehere?
A ke shqetesime te tjera te ketij lloji, ankth gjate dites, mendime negative ose frikesuese?
Jeton vetem apo me familjen, partneren, shoke?
Si e ben gjumin ne pergjithesi, fle mire apo keq, pak, me zgjime te shpeshta?
Ka ndodhur dicka kohet e fundit ne jeten tende, ndonje ndryshim i rendesishem, ngjarje e forte ose cfaredo qe mendon se mund te kete ndikuar ne prishjen e qetesise mednore?
E kuptoj qe mund te duken shume pyetje qe lidhen me jeten tende personale dhe mund te mos kesh deshire te flasesh per to, por nuk ka menyre tjeter per te kuptuar shqetesimin qe ti ke dhe per te dhene nje orientim se si duhet trajtuar.
Gjithe te mirat