02.03.2018
Si munde te me ndihmoni? ca ilace duhet te pi vuaj nga fiksimet,ankthi social,mendja me rri vetem te femrat,kohet e fundit jam ber keq fare sa dhe corapet duhet ti shikoj per shum koh qe a jan te njejta apo jo dhe pastaj ti vesh me pak fjal kam rrjedhur.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Se pari, ilacet nuk mund te rekomandohen ne kete menyre, por duhet bere nje vleresim i mire i gjendjes psikologjike dhe mendore, duke patur parasysh sa kohe keni qe ndiheni ne kete menyre, sa intensive jane keto idete fikse (obsesionet) qe ju keni, e pyetje te tjera te tilla. Per kete gje mund te kontaktosh nje psikolog ose psikiater, dhe te japesh te gjithe informacionin e duhur per ta kuptuar sakte situaten ne te cilen ndodhesh dhe shkaqet qe i kane sjelle keto shqetesime. Besoj qe fiksimi juaj per femrat mund te jete pjese e nje crregullimi obsesiv-kompulsiv, por e perseris, qe per te bere nje diagnoze te sakte duhet nje vleresim i mirefillte ne klinike dhe jo me ane te te shkruarit. Crregullime te tilla mund te trajtohen si me ilace ashtu dhe me psikoterapi. Akoma dhe me mire eshte nese kombinohen te dyja, ne rast se trajtimi me ilace eshte i domosdoshem. Nese keni nevoje per kontakte profesionistesh qe mund te kontaktoni per kete qellim mund te shkruani serish. Mos e lini veten pa u kujdesur per kete situate pasi mund te perkeqesohet me kalimin e kohes.
Gjithe te mirat.