17.03.2018
Pershendetje nuk e di nese jam mir a jo thjesht bej gabime pa vetdije e te tjeret po mthon qe kam nevoj per psikolog ne fakt asnjeher sjam shpreh diku kam frik kaq sdi cte bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Do te doja shume te te ndihmoja me nje pergjigje te sakte, por e kam te pamundur me kaq pak informacion qe ti jep. Zakonisht kur njerezit afer teje mendojne se ke nevoje te flasesh me nje psikolog, do te thote qe ka dicka qe nuk shkon me ty, por qe ti nuk je ne gjendje ta kuptosh per disa arsye. Fakti qe nuk je shprehur asnjehere diku nuk duhet te behet pengese per te filluar te flasesh e te shprehesh shqetesimet e tua. Ti mund te takosh nje psikolog ose, nese e ke me te lehte permes te shkruarit, mund te perpiqesh te shprehesh ketu ne kete faqe.
Cfare lloj gabimesh ben? Kur thua pa vetedije, do te thuash qe ti nuk i mban mend t’i kesh bere? Apo qe i ben pa e kuptuar qe jane gabime?
Jane gabime te vogla te rutines se perditshme apo qe kane lidhje me njerezit, marredheniet me ta, pra gjera qe ti thua ose qe ben ne lidhje me ta?
Sa kohe ka qe je ne kete gjendje?
Nese nuk do te thonin te tjeret qe ke nevoje per nje psikolog, ti cfare mendon per veten? Ve re ndryshime ne sjelljen tende, ne mendimet, gjendjen shpirterore?
A jane te tjeret ne rregull me ty? Pra, a mendon se ata jane duke u sjelle si me pare apo kane ndryshuar?
Nese do mundesh te pergjigjesh per keto pyetje apo nese ke dicka tjeter te rendesishme per ta thene, te lutem me thuaj qe me pas te kuptojme per cfare behet fjale.
Ne pritje te pergjigjes tende, te uroj gjithe te mirat!