03.04.2018
Eshte tema e momentit, por qe ne fakt ka ekzistuar gjithmone.Nxenesit qe vihen ne loje jane pikerisht ata qe mesojne,qe sillen mire,qe sduan te perfshihen ne hipokrizine e shoqerise sone,ata qe vuajne,ata qe jane te varfer,ata qe kane nje te “mete” …ata qe dikujt nuk i pelqejne,jo per ndonje arsye ne vecanti por ai dikush shfryn aty mllefet e veta… Ndersa te tjeret i perkrahin duan apo sduan, sepse keta jane te “fortet”, jane “cool” duke lene keshtu te vetem “viktimen” ne kte rast.
Une e kam kaluar fatmiresishte,por pa ndihmen e askujt. Kisha frike te shprehesha, sepse ndoshta serish do talleshin…Por sot nje person i dashur po vuan te njejten gje. Fatmiresisht komunikimi eshte konstant dhe eshte koshient qe nuk eshte VETEM, por kjo nuk zgjidh problemin ne shkolle. Per kete me duhet ndihma juaj.Si mund ta zgjidhim kete problem? Si duhet te sillemi ndaj ketyre personave,qe jane kundervene pa arsye,sipas tyre thjeshte per loje? Nqs eshte provuar te flitet me qetesi por ska permiresim,cili eshte hapi tjeter?
Faleminderit nqs me pergjigjeni ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Pergezime per aftesine tuaj per t’ia dale mbane por edhe per shqetesimin tuaj per dike qe vuan te njejtin fenomen.
Fatkeqesisht bullizmi ka qene dhe eshte prezent ne shkolla, ne forma te ndryshme. Nga eksperienca ime e gjate si psikologe shkollore, mund te them qe gati perdite mundohemi te ndergjegjesojme nxenesit e te ndihmojne ne parandalimin e ketij fenomeni. Megjithate eshte nje sfide qe vazhdon te mbetet e tille.
Gjithsesi persa i perket rastit tuaj, do t’ju sugjeroja te vendosnit kontakte me psikologun e shkolles, me mesuesin kujdestar, me drejtorine, te cilet jane personat pergjegjes dhe personat e duhur te cileve mund tu kerkoni zgjidhje. Perderisa eshte nje rast ku femija bullohet ne ambientet e shkolles, ata kane nje rol kryesor ne zgjidhjen e ketj problemi.
Padiskutim ata duhet te marrin masa e duhura ndaj nxenesit ‘agresor’. Nese personi bullist edhe pas komunikimit e berjes prezent nga ana juaj te shqetesimit, nuk ka reflektuar, atehere i takon shkolles te marri masa kunderjt nje sjellje te tille dhunuese. Edhe prinderit e ketij nxenesi duhet t te vihen ne dijeni ne menyre qe te flasin me femijen e tyre, te monitorojne sjelljen e tij, pra te kontribuojne ne zgjidhjen e kesaj situate.
Mendoj qe nje rast i tille duhet ngritur si problem ne shkolle e ata do t’ju udhezojne per hapat me pas.
Uroj qe te gjeni zgjidhje dhe qetesi, sa me shpejt!
Ju uroj gjithe te mirat!