Këshilla/Blog

21.05.2018

Prsh desha t’ia bej nje pyetje ndonje psikologe apo psikologu dhe ta tregoj problemin tim jam 17 vjeq dhe ne shumicen e rasteve gjerat me duken sikur me afrohen gjithashtu ndryshon edhe madhsija e tyre me duken afer vetes me duken me te medha seq jan gjithashtu edhe nese kam ne dor diqka me duket me pesh të rënd ,shpresoj se ekeni kuptuar problemin tim pres prgj nga ju ,faleminderit

  1. Ermal Azisllari says:

    Pershendetje Ardian,

    Të falenderoj për pyetjen.

    Kuptoj që je i shqetësuar për përjetimin e këtyre simptomave dhe mendja mund tju shkojë tek më e keqja. Nga ana tjetër, vlerësoj kurajon që ke gjetur për të kërkuar ndihmë përmes portalit tone.

    Simptomat qe ti përshkruan në terminologjinë e psikologjisë quhen simmptoma depersonalizim-derealizimi. Këto simptoma mund tu ndodhin në mënyrë rastesore shumicës së njerëzve, dhe mund te vijne edhe si pasojë e proceseve të rritjes gjatë adoleshencës. Ato zakonisht largohen ashtu siç kanë ardhur, pa pasur nevojë për ndërhyrje të veçantë.

    Ndërkohë nëse këto simptoma fillojnë të përsëriten shpesh, të ndërhyjnë apo të pengojnë në realizimin e aktiviteteve të përditëshme apo të shkaktojë shqetësime emocionale, atëherë është e nevojshme të kërkohet ndihmë tek një psikolog apo psikoterapist për të marrë një ndihmë të specializuar e strukturuar. Përgjjithsisht psikoterapia (terapia përmes të folurit) ka treguar të jetë e efektshme me raste të tilla. Nga ana tjetër është mirë të kuptoni që trajtimi përmes terapisë mund të zgjasë në kohë dhe përgjatë këtiij trajtimi mund të ketë ulje-ngritje të përjetimit të simptomave, e cila nuk duhet të merret si dështim i psikoterapisë.

    Një pyetje që unë kisha për ju është a keni ndonjë person të afërt të cilit i hapeni për këto shqetësime, qoftë ky shok apo njeri i familjes? Kjo do të ndihmonte që simptomave që përjeton të mos u shtohen edhe mendime katastrofike të cilat, në mungesë të dikujt që të na bëjë pasqyrën e realitetit, mund të përkeqësojnë gjëndjen emocionale.

    Shpresoj tju kem ndihmuar sadopak me këtë përgjigje,

    Gjithë të mirat

    Ermali

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV