25.05.2018
Pershendetje , jam nje vajze 20 vjecare . po ju shkruaj per gjendjen time shendetesore me shpresen se mund te me jepni ndonje informacion. Prej nje periudhe te gjate jam e semure , jo dicka serioze ,por kam qene vazhdimisht ne kontakt me qendrat shendetesore , sapo kaloja nje dhimbje ,me shfaqej nje tjeter . kam pasur gjithmone dhimbje te forta koke , mjeket thonin se kisha sinozit , jam kuruar por pa rezultat . prej rreth dy vitesh kam pesuar nje renie te madhe peshe , pa e ditur shkakun , kam marre mjalt per shtim peshe , kam ngrene sa kam mundur ,pasi as oreks nuk kam ,por jam munduar te ha sa me shume ,por nuk ka ndryshuar asgje . kam kryer te gjitha analizat e nevojshme dhe dalin ne rregull . aktualisht jam 162 cm dhe peshoj 44 kg , para nje muaji kam qene 45 , pra vazhdoj te humb peshe , ne vend qe te shtoj . prej nje kohe te gjate me ka humbur vullneti , jam shume e lodhur , ndihem e keputur , kam dhimbje kembesh ,pra lodhje , nuk kam oreks per te ngrene dhe dhimbjet e kokes vazhdoj ti kem perseri here pas here . theksoj qe i kam bere te gjitha kontrollet , te gjitha analizat , kam bere edhe echo abdominale , dy jave me perpara jam kuruar per guret ne veshka.
Pra kam rreth 3 vite neper qendra shendetesore per probleme te ndryshme , dhe akoma nuk mund ta kaloj kete gjendje . meqenese kam kryer te gjitha analizat dhe kontrollet e nevojshme , tani kam dyshime mos ndoshta kam semundjen e kancerit , sepse kam degjuar qe eshte nje semundje e heshtur . kam kete dyshim pasi nuk e di se per cfare tjeter arsye ndihem keshtu , jam gjithe kohes e lodhur , pa vullnet . kam dhene edhe doreheqjen nga puna ne menyre qe te beja nje pushim ,te permiresohesha e ta merrja veten ,por asgje nuk ka ndryshuar . nuk e di me se cfare te bej , a mendoni dhe juve qe mund te kem semundjen e kancerit ? Ju lutem per ndonje informacion ose keshille te shpejte
Faleminderit paraprakisht
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Me ktheni nje pergjigje ju lutem
Pershendetje,
Ne lidhje me shqetesimin tuaj duke mare parasysh moshen dhe shenjat qe ju permendni mundesia per te patur tumor eshte shume e vogel. Nuk e di se cfare lloj analizash keni kryer por do ju keshilloja te konsultoheshgit me nje mjek specialist Endokrinolog per te kontrolluar Tiroiden. Shenjat dhe simptomat qe ju permendni jane disi shenja karakteristike te semundjes se Tiroides dhe prandaj do ju sygjeroja nje konsult te tille. Dhimja e kokes mund te vije nga Tiroidja gjithashtu por si dhe nga faza e ritjes qe ju po kaloni si dhe niveli hormonal gjate ciklit menstrual.Por per merakun tuajn mund te planifikoni nje Skaner qe mos e beni ne klinikat private per efekt pagese dhe te qetesoheni se besoj qe nuk do kete probleme. Do ju keshilloja gjithashtu qe te mereni me aktivitet fizik te tipit palester ose vrap sespe ju ndihmon ne forcimin e imunitetit dhe ne mireqenien fizike dhe mendore. Humbaj e peshes mund te vije edhe nga ana psikologjike jo e mire qe ju po kaloni duke menduar se mund te keni tumor dhe normalisht kjo gjendje ndikon te shendeti. Jam e bindur qe pas nje konsulte me mjekun Endokrinolog do jeni me e qete.
Ju uroj dite te mbare.