Këshilla/Blog

25.06.2018

Përshëndetje ,fillimisht faleminderit sepse Kam dashur shpeshherë të flas me një psikolog ,por skam pasur as informacion ku ta gjeja një dhe as anë financiare për seanca .Nejse. Unë që po ju shkruaj jam një njeri që mërzitem shpejt dhe shpesh .Qaj shumë, mendoj që jeta ime kurrë sdo ndryshojë ,ose dhe rastet kur më kap ndonjëher “dalldia” dhe them ishalla do ndryshoj dicka ,që tjem e lumtur ,tkem një punë ,para ,dashuri bla bla prap kthehen te mendimet e Mia ,them ku do gjej dot Pune ose dhe po gjeta pro se Di ose sdo kem asnjeher tamam gjerat q dua ja keto mendoj. Dmth prb imi eshte se jam e lekundur ,shume here Kam frike tbej apo tfilloj nje Pune them gjthm se bej dot a e bej dot ja sdi, ja smundem . mërzitem shpejt nevrikosem shpejt bertas me SA Kam n koke per nj moment sdua tja Di per asnji ,pastaj qaj prap them SA e dobet jam ma shpif kjo jeta ime gjthm keq ,gjthm zi pfff .per gjen me tvogel mendoj q njerzit q Kam afer sme duan,ose duan dike tjeter me shume se un ,ose Kam nevoj shpesh her tma vene be dukje q jam e rendsishme qe vlej per ta dhe Kam sh tnevojshme qe njrz q me rrethojne tma vene me dukje q jam e zjuar .. dmth t thone fjale tmira .gjithmone Kam vrar mendjen pse e Kam kaq t theksuar kte dhe gjthm rri e psikologjis me mendje .une skam mbaruar per psikologji po them se do Isha psikologe shume e mire sepse vetem analizoj gjerat deri ne detaje ,me rri mendja diku ,them pse ma bejn kshu ose Ashtu ,se stakoj dot mendjen e vras aq shume saqe cfare t them SA mrz …njs dua ta Di pse I kam kto mendimet kto sjelljet kshu ..e Di q nje pergjigje sdo me mjaftoj une Kam vertet nevoj per nje psikologe dhe per seanca nga ana tij po sdi ku tdrejtohem tamam sepse se Di a Ka keshillim ,therapi falas se vetem me kaq Pak smund ta pershkruaj ku e Kam tgjithen …Nejse faleminderit per kohen qe me kushtuat gjithe te mirat ☺

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje! Me te drejte thua qe do te duhej te takoheshe me nje psikolog, qe te kishe mundesi te shpreheshe me qarte dhe te flisje me gjeresisht per problemet, shqetesimet si dhe situata ne jete qe mund te lidhen me to. Nisur nga cka ti thua, duken mendime dhe shqetesime normale te nje te reje qe nuk ka arritur ende qartesine ne jete si dhe qe perballet me veshtiresi financiare, por dhe emocionale, por besoj mund te kesh pa dyshim gjera te tjera, per te cilat do doje te flisje e te kuptoje me mire veten.
    Nuk e di be cfare qyteti jeton, por nese jeton ne Tirane, ekzistojne dy sherbime publike (jo private), ku mund te kontaktoni me psikolog pa pagese: Qendra Komunitare e Shendetit Mendor nr. 1 dhe nr. 3, perkatesisht prane Poliklinikes Qendrore dhe Poliklinikes nr.9. Nese ky sugjerim, nuk te ndihmon, mund te perpiqesh te shkruash edhe nje here ne menyre me te qarte ose te hollesishme mbi gjendjen tende dhe shqetesimet e tua, ne menyre qe dhe pergjigjia ime te te ndihmoje.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV