Këshilla/Blog

29.06.2018

Pershendetje!
Desha te ju pyes per nje problem qe ka mbesa ime,e cila eshte 5 vjecare,qe ne fillim ajo ishte nje femije shume i urte,por asnjeher nuk bosedonte e as nuk luante ne pranine e dikujt tjeter te panjohur,luante dhe fliste vetem me ne te shtepise.Vitin e kaluar ajo filloi te shkonte ne shkolle(parashkollore) ajo qe nga fillimi i vitit deri ne fund nuk ka biseduar asnje fjale me shoket/shoqet e klases,asnje fjale e vetme.
Nese ne i themi perse nuk ke biseduar me shoket/shoqet ajo fillon te qaje e te behet nervoze.
Faleminderit shume paraprakisht!

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje! Problem I mbeses suaj eshte qe nuk shoqerohet me femijet e tjere, dhe kjo ju ka shqetesuar ju dhe familjaret tuaj. Ky shqetesim duket I drejte ne parim, por ne letren tuaj mungojne disa elemente qe mund te plotesojne situaten. Po ne shtepi si sillet? A ndervepron ajo me familjaret e rritur? Po me femijet e tjere te familjes? Nese edhe ne familje situate eshte e njejte, prindrit e saj (jo ju) duhet te kerkojne ndihme per te kryer nje vleresim psikosocial te vajzes. Nese situata eshte ndryshe ne shtepi, nga sa ju pershkruani situaten ne kopesht, do ju keshilloja te mos I benit presion femijes per te komunikuar me moshataret. Situate e femijes nuk duket te jete thjetshte nje llastim siperfaqesor. Femija ka nevoje per siguri dhe nje nga arsyet pse nuk ndervepron mund te jete frika nga reagimi I te tjereve. Uroj te keni marre nje pergjigje, ne cdo rast ju ftoj ten a shkruani serisht. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV