Nena Rita 02.11.2019
Pershendetje psikologe kam nevoj per mbeshtetjen tende kam 7 jav qe kam lindur ani pse jam nene e nje djali 4 vjeqar dhe kam kaluar edhe me heret ne keto faza prap kam dyshime ne lidhje me gjidhanje pom doket qe prej dje spo prodhohet gjumshti sepse djali po kerkon veq me pi non stop buk po qan shum provova shtesen e derdhi shumicen nuk e piu , interesant psiqikisht kam qene me mir pasi kam lind se tani veq pom vjen deshira me qajt pergjithka me e keqja e pata djalin te pediatri si i thash po do veq ne gji me nejt fjalen e par ske gji ‘ kshtu tha barkun e ka te mbushur tani eshte qumshti i lig thash po un me ta jam tu e ushqyer se pesh ka shtuar shum mir ky problem eshte veq qe dy dit , kam nevoj me fol me dikan andaj u drejtova te ti flm per perkrahje se po munohem me lexu ne internet mirepo veq po stresohna me shum
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Rita,
Faleminderit që ke shkruar dhe të përgëzoj që ke kërkuar ndihmë. Urime për bebin! Duket që eksperinecat pas lindjes nuk kanë qënë të njëjta për ty dhe kjo ëhstë normale. Ka shumë faktorë që ndikojnë kështu që bën kuptim që të kesh përjetuar gjëra tq ndryshme pas lindjes së parë dhe asaj të dytë. Dua të të them që e kuptoj si ndihesh dhe 70-80% e nënave të reja kanë përjetime të pakëndshme dhe nuk flasin për këtë. E di sa e vështirë mund të jetë kjo periudhë për ty më gjithë pritshmëritë që ke ndaj vetës dhe detyrave që duhet të kryesh. Do të të sugjerojë të flisje me njerëz që ndjen që të kuptojnë, të kërkojë ndihmë të atyre që beson se mund të të ndihmojnë, merr një kohë të caktuar për vetë gjatë ditës, përpiqu të dalësh, të hash shëndetëshm dhe të flesh sa të mundesh. Sa për ushqyerjen e bebit, nëse nuk je e bindur , ndrysho mjek dhe merr disa opinione mbi atë cfarë thuhet. Megjithatë është normale.
Une do të të sugjeroja të takoje një psikolog nëse simptomat përkeqësohen dhe zgjasin në kohë.
Uroj që tashmë gjëndja të jetë stabilizuar , nëse jo kërko ndihmë profesionale.
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike