Këshilla/Blog

Amber 26.01.2020

Pershendetje! Une jam nje vajze qe per disa vite studioj jashte shtetit. Edhe pse u largova ne nje moshe te vogel larg familjes arrita te mesoj si te perballoj jeten e vetme. Ne vitet e pare isha shume energjike dhe i vura vetes time qellime per ti arritur ne te ardhmen , qellime te cilat nuk jan te lehta dhe duhet shume mund dhe pune. Por tani… duket se nuk kam me fuqi per te perballuar asgje. Ndihem shume e vetmuar askush nuk me mbeshtet dhe problemet ne jete sa vin dhe shtohen me shume. Kam humbur shoqerine time dhe me e rendesishmja kam humbur besimin ne vetvete. Duket se nuk jam me ajo e dikurshmja qe nuk me interesonte nese dikush me mbeshteste nese dikush me ofendonte , tani me vret cdo fjale e te tjereve kundrejt meje. Cfare duhet te bej qe te rikthej veten time?

NJV