Anonim 20.07.2020
Pershendetje jom 19 vjeq kom humbur motivimin edhe vetbesimin per me vazhdu shkollimin pasi jom ne vit te par nese mundet ndonje te me ndihmoj ne ket drejtim dhe te me kthej motivimin?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje i dashur,
Ti ke shkruar që ke humbur motivimin dhe vetëbesimin për të vazhduar shkollën pasi je në vit të parë. Nga mosha, kuptoj që je në vit të parë të universitetit. Ky është një vit që mund të shoqërohet me vështirësi të ndryshme emocionale dhe akademike. Besoj edhe mësimin e ke zhvilluar online gjatë semestrit të dytë, për shkak të pandemisë e kjo mund të ta ketë ulur edhe më shumë motivimin dhe besimin te vetja.
Në letër nuk thuhet sesi ka qenë motivimi yt në fillim të vitit akademik, por fakti që je i shqetësuar për humbjen e motivimit, më thotë që me siguri je ndjerë më mirë se tani.
Mirëkuptoje veten, është diçka që u ka ndodhur shumë nxënësve dhe studentëve të tjerë gjatë kësaj periudhe. Kupto që dëshira dhe motivimi për shkollën nuk janë lineare dhe të pandryshueshme: ato varen nga faktorë të ndryshëm dhe lidhen me ngjarjet e tjera jetësore. Shiko me kujdes sesi kanë ndryshuar gjërat në jetën tënde gjatë kësaj periudhe, kur të ka filluar rënia e motivimit dhe besimit. Mendo: çfarë e ka sjellë këtë rënie? Identifiko me kujdes faktorët brenda dhe jashtë teje.
Pasi ta kesh bërë këtë, fillo të bësh një plan sesi mund ta ndihmosh veten për ta rikthyer motivimin e mëparshëm. P.sh. mund të bësh një plan ditor ku të përfshish leximin dhe argëtimin, pra pak nga pak dhe gradualisht, për t’iu rikthyer paksa ritmit të shkollës.
Gradualisht, duke bërë një plan ditor, do të fillosh të rilidhesh me shkollën dhe mësimet. Gjithashtu, kontaktet me shokët e shoqet e klasës, mund të të ndihmojnë në këtë drejtim. Kërko ndihmë edhe nga ta, nëse e sheh të nevojshme. Edhe nga ndonjë pedagog, gjithashtu. Motivimi kthehet gradualisht dhe me punë, jo vetvetiu dhe menjëherë.
Ndaj të inkurajoj dhe të mbështes në gjithë punën që do bësh me veten për të rifituar forcën dhe vullnetin e mëparshëm. Çdo gjë mund të arrihet me durim dhe punë!
Nëse ka gjëra të tjera që të shqetësojnë, fol dhe kërko ndihmë.
Përzemërsisht,
Lediona Braho
Psikologe Klinike
Ju lutem mendihmoni kam humbur vet besimin ne çdo gje jam 17vjeçare dhe nuk besoj ne vetvete qe ti arris gjerat qe idu nuk kam shpresa fare zdi çfar te bej