Leinad 27.07.2020
Pse më duket vetja i çuditshëm kur e shikoj në një video. Nuk më duket vetja si personat e tjerë,njk më pëlqen.Pse ndodh kjo.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të falenderoj për pyetjen e drejtuar kaq drejtpërdrejtë, që më bën edhe mua të të pyes po kaq drejtpërdrejtë : Në çkuptim të duket vetja i çuditshëm në video ? Si duket ajo ndryshe nga personat e tjerë? Dhe këtë ndjesi e ke vetëm kur shikon veten në video apo edhe në situate të tjera? Është me rëndësi të kuptohet qartë se çfarë dëshiron të thuash me i çuditshëm, dhe sigurisht arsyeja përse ndodh kjo gjë ka nevojë të eksplorohet më tepër….Vetë-imazhi është i krijuar që në moshë të vogël dhe si rrjedhojë mbart shumë përjetime, ndjesi, kujtime dhe ndjenja e besime kundrejt vetes, sa ndjesia e çuditshmërisë mund të jetë e lidhur me këtë gjë, por mundet që fakti që nuk të pëlqen vetja të ketë edhe faktorë të tjerë që kanë nevojë të eksplorohen përmes këshillimit psikologjik. Sugjeroj të mbajmë kontaktin për të kuptuar më tej përse të ndodh kjo gjë dhe jam në pritje të përgjigjes tënde..Gjithashtu, edhe chati online tek faqa e nukjevetem.al është një mundësi shumë e mirë për këshillim psikologjik mbi shqetësimin që ti ke dhe të ndihmon të orientohesh në eksplorimin e saj..
Të uroj gjithë të mirat,
Arela