Këshilla/Blog

Anonime 25.09.2020

Pershendetj! Doja te ndaja me ju shqetesimin tim. Jam nj vajze 18 vjece,e urte,e degjueshme por shume mendjelehte. Koken e kam te turbullt,nuk me vjen te bej asgje, jam pertuar shume dhe po shoh qe asgje nuk me entuziasmon. Kur kthej kohen pas me vjen te qaj te uleras,me dhemb ndonese nuk kam bere gabime trashanike apo tej kufijve. Problemi i te gjithave eshte se une kam shum po shum ndergjegje dhe seder. Me shkaterron dhe nuk me le te jetoj e shijoj asgje. Me duket jeta e pakuptimt,me duket vetja e pavler.

  1. pa emer says:

    Sikur ta dish zemer sa e sa here jam ndjere si ti. Jam vec 16 vjece dhe s’kam kaluar asgje te madhe ne jete,jam paksa e papjekur deri diku,por sado qe nuk bej asnje akt trashanik apo te pamoralshem,gjithcka me torturon,me beso! Kam folur me nje psikologe ketu te Nuk Je Vetem dhe dalengadale,sigurisht edhe me vullnetin tim,gjithcka po rregullohet brenda meje! Duhet te besh te njejten gje dhe te perpiqesh ta lesh veten te rritet! Jepi vetes kohe dhe perpiqu ta kuptosh te lutem,sepse une i njoh keto ndjenja dhe nuk i uroj askujt kete zbrazeti! Kujdesu per veten dhe perpiqu te merresh me gjera qe te bejne te ndihesh e dobishme dhe e mire,sepse fakti qe pate kuraje per te shkruar ketu do te thote qe ti je nje vajze me vlera qe po perpiqet te mirekuptoje ate qe po kalon. Eshte dicka kalimtare dhe vazhdimi ngelet ne doren tende. Fokusohu ne ate qe do per veten ose ne gjerat qe pelqen dhe mos u ndiko nga asgje dhe nga askush dhe pastaj do e kuptosh qe jo cdo gje eshte aq e madhe sa duket ne mendjen tende,thjesht ti po e perjeton rende,ashtu si edhe une! Zemer,ti nuk je vetem,shume te tjere e kane kaluar,une po e kaloj,dhe mbi te gjitha jeta ka ulje-ngritje. Pranoji dhe keshtu do te forcohesh per me tej. Beso te vetja dhe ne Zot,duaje jeten tende dhe qellimin pse je ne boten njerezore dhe perpiqu t’i japesh kohe vetes te rritet plotesisht ne cdo aspekt. Edhe une shpesh fajesoj veten per ndonje mendim apo veprim te shthurur per shkak te impulseve te moshes dhe pastaj filloj te kerkoj qe te jem me karakter te qendrueshem si nje zonjushe e rritur,por nuk behesh aq lehte nje zonjushe e rritur dhe e qete shpirterisht dhe menderisht,kjo kerkon kohe! Uroj te te kem ndihmuar sadopak. Asgje nga keto qe thashe nuk ishte genjeshter apo meshire ndaj gjendjes tende,une te kuptoj 100-fish sepse e njoh kete gjendje akoma me mire se ti,kam 2 vite qe e vuaj pjeserisht dhe po mundohem ta sheroj veten dalengadale. Nese mundesh,fol me ndonje te aferm apo mik apo kedo te rritur. Mos e lesho veten para cdokujt,por shprehu dhe nxirr ate qe ke perbrenda ndaj dikujt qe i beson,qe ta ndihmosh veten ne kete pjese. Te uroj gjithe te mirat dhe uroj qe ta kalosh kete sa me shpejt! Mos harro qe te nevojitet kohe dhe mirekuptim ndaj vetes sigurisht! Te pershendes!

  2. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje. Nga pershkrimi jot I shkurter dhe pak sporadik kuptoj qe (sic e thua edhe ti) ke nje ndergjegje te ashper qe nuk te le te shijoj asgje dhe te kritikon vazhdimisht le te themi. Megjithese ti I bindesh asaj gjithmone dhe je e urte dhe e degjueshme serish mendon se je mendjelehte. Duket sikur ne momentin qe kthen koken pas sedra dhe ndergjegja te thote se nuk ke bere asgje vecse gabime. Nga kjo ndjesi ti nuk ke me motivim te levizesh (je bere pertace), je bere konfuze (ckuptim kane gjerat), nuk gezohesh dot pasi ne fund verdikti I sedres dhe ndergjegjes tende eshte ne disfavorin tend pra ne fund je e pamerituar. Megjithate, megjithese mund te jete edhe keshtu, pra qe ti te jesh ne nje marredhenie perverse me ndergjegjen tende nga e cila nuk del dot dhe ndihesh depresive prej kesaj, e gjitha kjo mund te jete fare mire edhe nje lloj “racionalizimi” shume I sterholluar per te mos u “rritur” ose bere e pavarur. Per te mos u shkeputur. Nuk e di pse por mosha 18 vjec ne simboliken e shoqerise perkon me daljen ne jete dhe pavaresine financiare ( ti thua qe je bere pertace) dhe intelektuale (ti thua qe je mendjelhete ketu, pra qe nuk mendon dot vete). Gjithsesi mund te me shkruash serish dhe kesaj radhe pak me me hollesi per veten, pra me ndonje ngjarje konkrete ku ndihesh keshtu.
    Gjithe te mirat,
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV