Këshilla/Blog

Brisi 24.01.2021

Pershendetje, doja tju pyesja per dicka qe me ngacmon kohet e fundit Per te kuptuar veten me sakte; e kam pranuar veten,perpiqem ta permiresoj dhe nuk e ndjej te nevojshme tia tregoj botes per arritjet e mia, por e kam shume problem. nuk dua te tregoj statusin tim, nuk vesh dot gjera te shtrenjta, nuk tregoj cfare ha(ndonje gje te shtrenjte, fenomen qe e shoh kudo neper instagram qe i hedhin me foto), kur shkoj diku nuk e tregoj ne rrjete sociale ,kur dal me dike perpiqem te vishem njelloj madje e marr ne cel per ta pyetur si do vishet,kur di dicka nuk e them sepse nuk dua te dukem e ditur,nuk dua qe tu prish deshiren per tu dukur,shfaqur etj etj. Dmth e di se cfare pozite kam , por e kam problem ta shfaq dhe tim shoqi i duket e cuditshme reagimi im!! Pra, ndihem ndryshe nga te tjeret !!! Mos ndoshta kam vetevleresim te ulet, pavaresisht se them e kam te larte??? E zgjata pak po keto kohe po me mundon ca kjo sjellja ime “deshira per te qene ne te njjejtin nivel”.

  1. Edea says:

    Ti thjesht ke preferencat e tua per divka.
    Ke modesti te tepruar,nuk te pelqen te dukesh e te jesh ne qender te vemwndjes
    Dhe te hapesh shime per veten dhe
    Vendimet e tua,ndryshe nga dikush tjeter
    Qe mund te jete e kunderta jote.
    Eshte tipi yt

  2. MSc. Lediona Braho – Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    Të kuptuarit dhe pranimi i vetes është një proces që kërkon kohën e vet. Në fillim të letrës ke shkruar që e ke pranuar veten dhe përpiqesh ta përmirësosh. Të mbështes dhe të inkurajoj fort që të vazhdosh ta bësh këtë gjë çdo ditë, në mënyrë që të jesh në kontakt me nevojat e tua. Mirëpo në vazhdim ke listuar disa gjëra që mesa kuptoj, nuk ia lejon dot vetes t’i bësh “para të tjerëve” dhe në fund ke shprehur dyshimin “ndoshta kam vetëvlereësim të ulët” duke përfunduar me dëshirën “për të qenë në të njëjtin nivel”. Dukja ose vetja jonë sociale – ajo që u paraqesim të tjerëve lidhet me nevoja të brendshme, të cilat duhet të eksplorohen. Kur dukja ose paraqitja para të tjerëve kthehet në “problem” dhe të vështirëson jetën e përditshme, atëherë mund të jetë i nevojshëm një proces terapeutik për të punuar pikërisht me këtë gjë. Po të drejtoj disa pyetje të cilat mund të të ndihmojnë për të reflektuar pak më shumë në lidhje me veten tënde: Çfarë do të ndodhë nëse ti e tregon statusin tënd, nëse vesh gjëra të shtrenjta, nëse i tregon ato që di… etj? Çfarë ke frikë se do të ndodhë nëse bën gjërat që aktualisht nuk i bën dot? Ka ndodhur që ta tregosh veten siç je në të kaluarën dhe çfarë ka ndodhur atëherë? Si je ndjerë? Çfarë ke menduar për veten tënde? Çfarë ke frikë se do të mendojnë të tjerët për ty? Unë të këshilloj fort që ta eksplorosh këtë frikë në një kontekst terapeutik, me ndihmën e një psikologu/je në mënyrë që t’u përgjigjesh pyetjeve rreth vetes tënde dhe të fuqizosh veten për t’u ndjerë më mirë dhe në ekuilibër mes vetes dhe të tjerëve.
    Të përshëndes përzemërsisht,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV