Këshilla/Blog

Mergimtarja 30.03.2021

Pershendetje!! Punoj dhe jetojm ne mergim qe nga koha e luftes ne kosov ,mirpo Problemin qe kam un ësht , qe jam shum e emocjonuar qe dotethot gjdo bised qe behet ne lidhje me mua qe osht ne kundershtim titin me shefe Pune jam qa shum e emocjonuar sa qe menzi e qoj takimin deri ne fund Ju pershendes!

  1. Përshendetje, faleminderit që na shkruajtët! Nga informacionet që keni dhënë këtu nuk e kam të qartë natyrën e emocioneve që keni: domethënë kur flitet për ju dhe kur ju kundërshtojnë ju nervozoheni/frustroheni dhe nuk e çoni takimin deri në fund? Apo ndiheni e lënduar për këtë arsye dhe nuk e vazhdoni dot një takim? Gjithsesi, do ju sugjeroja që të reflektoni pak se çfarë është ajo që ju mërzit ose ju nervozon? Kur të tjerët ju kundërshtojnë, në thelb çfarë domethënë kjo për ju? A ka lidhje me faktin që doni të keni të drejtë? Me faktin se mund të ndiheni sikur nuk po ju trajtojnë siç do të donit? Mund të jetë vetëvlerësimi i ulët që ju bën të mos e mbroni veten deri në fund? Nqs reflektoni për këto dhe mendoni pak më gjatë, përpiquni të sillni në kujtesë raste/përvoja që ju ka ndodhur kjo në të kaluarën dhe mendoni për mënyrën se si mund të kenë ndikuar këto raste në përjetimet që keni sot.

    Shkaqet për emocionet janë nga më të ndryshmet, prandaj është e rëndësishme fillimisht të qartësoni se cili është emocioni mbizotërues, çfarë ju shkakton, me çfarë e lidhni nga e kaluara juaj dhe si ndikon në të tashmen.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV