Këshilla/Blog

Devis 15.04.2021

Pershendetje te gjitheve!
Jam Devis, nje mjek i ri i sapodiplomuar. Arsyeja qe po shkruaj ketu eshte se ndihem shume keq me veten time.
Ne familje kam nenen kryefamiljare dhe 2 vellezer. Te gjithe me shohin si njeriu qe nuk gabon asnjehere dhe shpesh me vene me shume pergjegjesi sec duhet.Ndihem shume ne stres. Kur flas, kur veproj, kur punoj, mundohem gjithmone te bej gjene e duhur qe mos ti zhgenjej personat afer.
Nje gabim te vogel qe mund te bej e bluaj shume kohe ne mendje dhe e kam shume te veshtire ta harroj. Ka vite qe jam ne kte situate qe adoleshent. Nuk kam pasur nje femijeri normale me gabime etj etj sepse gjithmone e kam privuar veten se si do dukem tek te tjeret.
Edhe ne shoqeri eshte e njejta gje, me kerkojne mendim per gjera te tyre qe kane rendesi dhe e vene nje peshe qe sdua ta kem.
Dita dites mendoj qe do i zhgenjej te gjithe dhe kjo me ben te ndihem shume keq. Kam menduar te largohem jashte dhe te clirohem.
Kam dhe une probleme por nuk asnjhere nuk mundem ti shpreh as ne familje as ne shoqeri duke qene se une duhet te jem ai qe gjithmone i zgjidh. E kam shume te veshtire tu them jo, edhe nqs i prish pune vetes.
Do doja nje zgjidhje dhe nje mendim nga ju . si mund te ndryshoj ngadale pa lenduar te tjeret dhe pa i zhgenjyer.
Fleminderit!

  1. Mela says:

    Pershendetje Devis
    Zgjidhja e vetme qe ke eshte: “mjaft e ngarkove veten me idene se je njeriu perfekt. Nuk ka asnje njeri te tille mbi toke dhe nuk do kete. Je njeri dhe si i tille te lejohet te ndjesh dhe te kesh emocione si gjithe te tjeret,qofshin shoqeria apo dhe familja jote. Te kuptoj shume mire sepse kam qene aty ku je ti. Si femija i madh i familjes, pervec faktit se e kam ndihmuar familjen gjithmone shihesha si shembull dhe duhet te isha perfekte per te gjithe. GJithmone duke degjuar, ndihmuar, duruar, keshilluar, duke iu gjendur prane ne cdo moment, dheee me e bukura eshte se gjithmone duhet te kesh nje fytyre te qete te buzeqeshur. Pavarsisht se cfare perjeton duhet te tregohesh njeriu i matur i duruar dhe shembullor me gjen e duhur per te thene. Por nuk eshte kjo zgjidhja. Mund te jesh shtylla e familjes, shembulli dhe pika e referimit per te gjithe ne rrethin familjar dhe shoqeror por NUK DO TE THOTE se nuk duhet te gabosh. Keshillat ne shoqeri te kerkohen sepse kane besim te ty dhe ndihen qe mund te mbeshteten te ty. Eshte normale dhe ske pse te ndjesh peshen e problemeve te te tjerve. Ndihmo por mos mbaj pesha.
    Meso te thuash JO. Tregoju njerzve qe ke limite dhe qe ti ke nevoje per hapsiren dhe qetsine tende… nuk do lendohet asnje, thjesht do te te presin 🙂
    Per sa i takon largimit jashte nuk e mohoj qe ndihmon (sepse e kam kaluar dhe kam menduar se duke u larguar dhe duke lene pas pergjegjesite do i zgjidhja hallet e kokes time) por serisht nuk eshte zgjidhja sepse problemi qendron tek ty jo tek vendi. Fakti qe je nje njeri i gjendur, qe do te ndihmoje ,dhe duke marre parasysh profesionin qe ke, do te thote qe je dikush me zemer te madhe (nisur dhe nga menyra si je shprehur ketu tek msg) por ne fund te dites je njeri dhe ti si te gjithe te tjeret. Keshtu qe bej nje liste ne koke me gjerat qe ke per te bere, elemino gjerat e panevojshme dhe ruaj qetesine.. mos harro qe te duhet nje mendje e qete sepse ne pune duhet te ruash gjakftohtesine.
    Fillo me veten dhe do ia dalesh ti ndihmosh dhe te mos i zhgenjesh dhe te tjeret. Do tia dalesh, ke per ta pare:)

  2. Mario says:

    Devis ti bëhesh ato çka tij mendon. Nqs mendon që duhet të jesh perfekt. Ti do bëhesh i tillë. Nqs ti don që të tjerët mos të të ngarkojnë me përgjegjësi të tepërta, ti e ke në dorë.
    Duhet të mësosh të thuaj JO. Nqs nuk e bën dot thuaj “nuk e bëj dot për momentin”

  3. Devis says:

    Mela, Mario
    Faleminderit per pergjigjet.
    Ideja eshte qe une e shoh kaq problematike se e di se te tjeret nuk e mendojne kaq gjate. Dmth nqs nje shok me pyet per dicka , mund ta kete thjesht per nje opinion ose per muhabet, ndersa une e sforcoj veten qe ti them gjene e duhur, mos them ndonje gje gabim apo mos te ndikoj negativisht. Kte dua ta ndryshoj. Thjesht dua te jem cfare u be , u be. Por jo une e bluaj dhe e bluaj edhe vec me lodh. Me nje fjale ndihem i lodhur. E vetmja arsye qe rri ne Shqiperi per momentin eshte Mami duke qene se nuk e kam as babain dhe vellezerit jane pak problematik dhe me vese. Kshuqe ne nje fare menyre jam detyruat te mos sjell problem se nuk dua ti shtoj halle mamit.
    Nuk mendoj se jam njeriu perfekt. Madje mendoj se as nuk i afrohem fare. Ne shume biseda terhiqem se kam frike cfare do them.
    Mendoj se eshte nje gjendje qe se ndryshoj dot.
    Faleminderit ju!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV