Këshilla/Blog

Fondacioni Together Albania po kërkon një profesionist të motivuar për pozicionin Koordinator Projekti

Titulli i Pozicionit: Koordinator Projektesh

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për implementimin e aktiviteteve të projektit;
  • Përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe monitorimin e implementimit të aktiviteteve në fushën e kërkuar;
  • Punon në koordinim të afërt me menaxherin e mediave sociale dhe të jetë lehtësues për zbatimin e veprimtarisë duke i’u përgjigjur stafit menaxhues;
  • Përgatit raporte mujore në progresin e implementimit të aktiviteteve dhe rezultatet e arritura;
  • Siguron raporte, rekomandime dhe statusin e rezultateve të projektit, ndjek progresin sipas kalendarit të projektit;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe shkrimin e propozimeve;
  • Koordinatori i Projekteve do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe përgatitjen e promovimeve dhe aktiviteteve në media sociale;
  • Performon detyra të tjera të kërkuara;

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar

Diplomë e nivelit Master në Shkencat Sociale ose fushë e ngjashme, mundësisht Psikologji / Punë Sociale, dhe me përvojë në koordinim projektesh.  

Eksperiencë në punën me viktimat e trafikimit dhe grupe të tjera vulnerabël.

Punë e mëparshme me organizata humanitare jo-qeveritare ose organizata /institucione qeveritare në një kontekst multikulturor ka përparësi.

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe letër motivimi në adresën e email-it together.albaniahr@gmail.com.

Subjekti i email-it duhet të përmbajë pozicionin për të cilin po aplikoni. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-s tuaj. Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj jo më vonë se data 25 Maj.

NJV